Radar
“Beqarët janë njerëzit më të urryer nga Allahu”, këngëtarja Shkëndije Mujaj reagon e revoltuar pas deklaratës së hoxhë Irfan Salihu nga Prizreni
Këngëtarja nga Kosova Shkëndije Mujaj, ka reaguar pas deklaratës së hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, për beqarët.
Sipas saj, Salihu është keqinterpretues i fesë islame, derisa deklaratën e tij e quan “rrënë të kulluar”.
“Apsolut rren e kulluar kjo ç’far thot ky Hoxh. Nuk është e vërtet , madje ky është keqinterpretues i fes Islame madje madje i largon njerzit nga interesimi për Fen Islame .. kjo thënje nuk egziston në Kuran”, ka shkruar Mujaj.
Më herrët një deklaratë e pazakontë e hoxhës së Prizrenit, është bërë virale në rrjet, teksa ka shkaktuar reagime të shumta dhe kritike ndaj tij.
Në fjalën e tij ia flet për beqarët, për të cilët thotë se janë “njerëzit më të urryer të Allahut”. Nuk dihet nëse kjo deklaratë e tij është e vjetër apo është publikuar së fundmi, por është shpërndarë tashmë në rrjetet sociale.
“Njerëzit më të këqij të Allahut ka thënë Muhamedi, janë beqarët, njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët dhe të vdekurit më të këqij të Allahut janë beqarët. Edhe beqarkat. Jo, dua ta kryej shkollën, fakultetin, pastaj magjistraturën dhe kur e sheh 30 vjet i ka bërë. Kur me ba kjo fëmijë, kur me rujt ship kur me eduku gjeneratë”, thotë imami mes tjerash.