Lidhu me ne

Kryesore

Ke luajtur poker me Shullazin

BErisha-sot

Berisha: Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje. Nëse ju si organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm tua kthejnë ju me të gjitha mjetet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Të armatosen se armatosen amerikanët, të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre. Të sjellim ligjin, tu japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen sigurisht hidhen se janë të lidhur me bandat, sigurinë ua japin bandat me uniformë dhe pa uniformë.  
Opozita është këtu për qëndruar dhe do qëndrojë fuqishëm. Ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve, lojën e armëve dhe kërcënimet ndaj opozitës jemi të gatshëm tu përgjigjemi në mënyrën më solemne. Vetëm një gjë, ju dhe ata që ju japin zemër ju jeni nga më frikacakët e kësaj toke. Jeni si minjtë dhe do kërkoni vrima për tu futur dhe nuk do i gjeni dot. Nuk mundet ju të trajtoni shqiptarët në këtë mënyrë, nuk mundet ju të përzëni, spastroni shqiptarët nga vendi i tyre, një mashtrues, një nastradin.

Saimi Tahiri: Unë nuk di si ky parlament vazhdon . Nuk besoj se ka thirrje më kriminale dhe antikushtetuese sesa kaq. Është vepër penale të bësh thirrje publike për dhunë. Prokuroria të thërrasë Berishën.
(Ndërhyn Ndoka nga vendi por nuk dëgjohen mirë fjalët. Sali Berisha është larguar nga Kuvendi)
Një ish kryeministër që bën thirrje për armatosje nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend demokratik, porn ë vëndet e botës së tretë ku udhëheqës të tillë që rrota e fatit ti vihet kalaçafë popullit dhe në fund të karrierës së tij të bëjë thirrje për armatim.
I kërkoj prokurorisë të marrë masa për këtë njeri që ka guxim të bëjë thirrje për të armatosur qytetar. Pse nuk ngriheni të distancoheni

Edi Rama: “Si ka mundesi që nuk latë njeri të botës së krimit pa e kthyer në hero këtu në Parlament. Ndalimi është bërë nga policia e cila ka nisur procedurën pa pasur një denoncim konkret por duke u nisur vetëm nga një indicie e paprovuar . E ka ndaluar dhe më pas ka kërkuar nga Prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë pas mesnate ndërkohë që personazhi në fjalë ishte në qeli. Është kërkuar autorizimi për përgjimin dhe nuk është arritur.

Mos u bëni qesharakë se nëse do të kishte jo aq shumë të vërtetë në ato që thoni dhe pak të vërtetë në ato që thoni të jeni të sigurtë se Qeveria shqiptare nuk do të ishte kaq shumë e respektuar botërisht. Të jeni të sigurt që përfaqësuesit e krimit të organizuar nuk i pret njeri në Shtëpinë e Bardhë.

 Edi Paloka: Shullazi, shefi i rrugës i kryeministrit. Ka frikë se si Shullazi mund të përfundojë dhe vetë dhe bën lloj akrobaciorash për të vonuar reformën në drejtësi pavarësisht se akuzon opozitë.  Prandja do që Tahiri të drejtojë Byronë e Hetimit.  Uroj që prokuroria ti shkojë deri në fund ti hapë tabulatet dhe të shohë me kë ka folur dhe më pas të dal unë a jam unë shpifësi.  Ti e di shumë mirë nga ai gjyq ike ti. Nuk ika unë.  Para teje s’kam ndenjur kurrë si pulë, aq më tepër kur bëhet fjalë për lidhjet e tua me krimin që unë i njoh prej një kohë të gjatë zoti Edi  Rama. Pa Shullazët dhe pa ata që blejnë votat nuk fiton

 Edi Rama: Nuk jam nga ato që të besoj se ke luajtur poker me Shullazin. Di vetëm një gjë që ti i lë lekët nëpër skedina por lekët e gjyqit një më një do i japësh se do ia fal shkollës së gazetarisë Ti je dënuar si shpifës pikërisht për cështjen e Shullazit

Me njërën këmbë do votoni reformën në drejtësi sepse ju e keni frikë por nuk them që nuk e doni. Çfarë e pengon reformën  të miratohet këtë javë. Jeni e vetmja parti në botë që promovoni letrat anonime.

Ristani: Kryeministri bëri sallatë fjalësh, rrumpallhanë

Flet Jozefina Topalli:...

Edi Rama: Ju këtu jeni vetëm zëdhënës toni atë që ju thonë. Ju të gjithë hani një përshesh që as nuk e gatuani as juk keni mundësi ta refuzoni. E kuptoj kur futesh në rrobat e të tjerëve por nuk e kuptoj pse nuk do reformën në drejtësi. Dëgjova kur fole për gjobat. Ky personazh u bë i famshëm në kohë e kryeministrit tënd. Ky personazh cënoi drejtëpërdrejtë në zgjedhje PS në kohën e kryeministrit tënd. Gjobat që thuhen e dalin e përthuhen njëra pas tjerës i përkasin kohës së kryeministrit tënd. Por nuk i bën shqiptarët për budallenj duke munduar të shisni sit ë vërtetë një alucinacion. Pasi po jua përsëris ndalimin e bëri policia.

Sali rri mendoj çfarë do të bëje tip o të mos kishte kriminelë në Kuvend dhe të mos kishe rënë në facebook në këtë moshë. Nëse nuk do të ndihmonin kriminelët që t’i jepnin jetë politikës tënde dhe të kishe rënë në facebook në një moshë të papërshtatshme

Shqiptarët nuk i merrni dot prej hunde. Sa më shumë të tregoni përralla aq më poshtë do të shkon.

Ti mund të thuash se Saliu e arrestoi. A po, e arrestoi Saliu atëherë hajde merre fjalën

Topalli: S’të shkon të bësh dashnorin e refomës. Ti e di si do të përfundosh ki parasysh Viktorin. Sa për arrestimin e Shullazit nga policia kam vetëm një kërkesë. Pse nuk nxirrni pamje të arrestimit, një foto të Shullazit tuj?

 Rama: Jozefin, Policia nuk filmon njerëzit që shoqëron por arreston. Arrestimi bëhet me autorizim të prokurorisë. Policia e ka shoqëruar dhe ka pritur deri pas mesnate për arrestim nga prokuroria. Në këtë periudhë kohe ka qenë i ndaluar.  Sa për Viktorin mos ja dëgjo të gjitha Saliut se është ajo shprehja.. ke parasysh moshën

 Berisha: Ai ishte nënkryetari i kësaj qeveria. Shullazi është arrestuar 4 herë në një kohë kur ishte së bashku me Dritan Dajtin me të cilin ti mbaje lidhje të ngushta pro që u  këputën më vonë dhe na vrau 4 oficerë policie ndërsa Emili yt është arrestuar jo një por 4 herë në një kohë kur prej 3 vitesh atij i është dhënë imunitet absolut. Ai bën ligjin në Ministrinë e Brendshme, drejtorinë e Tiranës dhe ka vendosur në terror si kurrë ndonjëherëportin e Durrësit. Për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Edvin Shullazin e Saje Qorrin. Nëse nuk je këtu ke ikur se je burracat s’të mbajnë as nervat. Megjithatë unë flas për ju qytetarë, se këta janë organizatë kriminale.

Me ndërhyrjen e Tahirit u bë që të mos ketë lidhje mes ngarjes së Qafë Kasharit dhe Rrugës së Kavajës,  Emili i partisë pasi pastroi gjakun e krimit në Qafë Kashar u nis drejt Lulzim Bashës duke i thënë se po dole në dritare kokën ta masim me plumb. Dhe ne e denoncuam.

 

Deklarata të forta në Kuvend. Në replikë të akuzave të opozitës për lidhjet e Emiljano Shullazit me kryeministrin, Rama doli në foltore për t’iu përgjigjur Palokës duke thënë: Nuk jam nga ato që të besoj se ke luajtur poker me Shullazin tek “Milosao”. Di vetëm një gjë që ti i lë lekët nëpër skedina por lekët e gjyqit një më një do i japësh se do ia fal shkollës së gazetarisë.

Ish kryeministri thotë se banda e Emiljano Shullazi fshihet pas tritolit të farmacisë së Bashkim Tahirit.

Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend: Bashkim Tahiri është kontrabandist. Po kush e vendosi tritolin?  Jua them unë për tritolin tek farmacia e Tahirit u arrestuan 7 vetë, por vetëm një mëndje idioti mund të thotë se 7 vetë u morën. Zotëria hapte fjalën se një nga Gjutajt ka tradhëtuar Gjutajt e tjerë duke dëshmuar kundër tyre por tani ata kanë dalë jashtë.

Lexon letrën e një oficeri policie që mori pjesë në hetimin e atentateve  Gjatë hetimeve arritëm në konkluzionin se tritolet I vendosi banda e Shullazëve. Sapo e mori vesh ministri më largoi nga hetimi dhe më pas më transferoi në një rreth tjetër dhe unë sot jam jashtë policisë. Saja nuk shkonte në prokurori  sepse Gjutajve u kishte dërguar Shullazin. Dhe hynë në negociata për ta mbyllur këtë punë.  Po pse I arrestoi Gjutajt, sepse para zgejdhjeve Gjutajt e kishin shtrirë përtokë dhe rrahur në mënyrën më të egër.

(I drejtohet Ballës që flet nga karrigia) i di të gjitha aq sa di dhe përpjekjen që ke bërë për përdhunim

Podiumi-kare(FHD)

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook