Kryesore
Shullazi u arrestua nga ministri i Brendshëm, Lu
“Nëse ka vend për një provokim, mund të thuhet se Emiljano Shullazi u arrestua nga kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshëm, Donald Lu. Ambasadori amerikan ka qenë gjithaq i drejtpërdrejtë në identifikimin e njerëzve të kundraligjit apo al kaponeve, duke i përmendur me emër”.
Kështu shkruan drejtori i gazetës Mapo, Alfred Lela në një editorial të radhës, duke komentuar çështjen më të debatuar të ditës, hetimet ndaj Emiljano Shullazit dhe reagimet ndaj kësaj ngjarje.
“Kjo është njëra gjysmë e përshtypjes apo konstatimit. Pjesa tjetër ka të bëjë me rrezikun që i shoqëron, edhe më të rrezikshmit, përfshirë këtu edhe të arrestuarin e fundit e të tjerë të ngjashëm, kur i afrohen sferës publike pak më shumë se duhet. Me gjasë, Shullazi do të kish vazhduar i qetë në sagën e vetë, – natyra e saj pritet të zbulohet ose mbulohet nga gjykata, – nëse nuk do të kish kërcënuar një akademik,” shkruan më tej Lela.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu