Lidhu me ne

Radar

Qesh Damiani, shkrihet edhe Luli!

cna lajme politike

Nga Ilir Levonja

Më vjen mirë kur pashë dhe dëgjova se si një deputet i qytetit tim, Saimir Korreshi, foli për hallet reale të Lushnjes. Si legjislaturën e kaluar dhe këtë, Lushnja ka pasur disa deputetë, por nuk kanë folur…, shto edhe emrat e atyre që nuk kanë asnjë lidhje me qytetin a zonën, si Gramoz Ruçi a Erjon Braçe i ndjeri Bashkim Fino, etj.

Apo ndonjë tjetri nga krahu tjetër, si Tritan Shehu, të cilët për shkak të formulave në lista katapultohen në krye edhe pse nuk kanë asnjë lloj lidhje me qytetin. Po kështu ndodh kur medemek bëhen ”reforma” në legjislativ a ato zgjedhore. Shkurt kështu partia dhe kështu ajo do siguroj asetet e veta politike, që janë në tërësi një dështim i garantuar.

Kjo nuk ndodh vetëm me Lushnjen, por në përgjithësi. Dhe kur dalin në foltore flasin për konjukturat mes vedi se sa për problemet reale që po kalon një qytet i cili përfaqëson industrinë e bujqësisë së shqiptarëve. Kurrë nuk aplikuan praktika ligjore në shërbim të prodhimit, por praktika zgjedhore dhe administrative aq sot Lushnja është një katund i dorës së tretë, i varur sa nga Fieri dhe oreksi i njëshave.

Megjithëse daton me një Institutet bujqësore më të hershmit, e që me vështirësi e riktheu, prapë ia hoqën, me arsyet nga më absurdet dhe me padëshirën për të mbledhur prirjet, por teserat. Nga ana tjetër jo rastësisht është e kapur nga mafia, ku ka gjetur një terren të shkëlqyer në tregjet e grumbullimit, përpunimin e plehrave, gangrenën sociale tonën.

Madje një nga qytetet me problemet e krimit zero %, sot është i ndarë në blloqe hasmërish. Pushteti i të të dy krahëve i ka duart me mut deri në sqetualla. Sot ai djalë lushnjar tha problemet reale, me minj gjirizesh. Shërbimet sociale të dështuara, përkrahjen lëmoshë, bujqit dhe hedhja e prodhimeve në kanal.

Asnjëherë nuk u fol kërkund për një plan afatgjat mbi përpunimin e tyre. Thuajse 70% e bujqësisë, vreshtarisë a pemtarisë, mbahet vetëm me shitjen e prodhimeve, jo me përpunimin tyre. Janë problemet tona, e vërteta jonë, por që po na i mbulon politika. Mirë zhargonët e kollarisur të qeverisjes pa kufi qeshnin, por kur shikoje që qeshte edhe Lulzim Basha me kompani të shpifej. E para gjë që të vjen në mendje është ajo që, mjerë ne se në dorën e kujt kemi rënë. Kur ligjvënësit qeshin me hallet, vendi ka rënë përtokë, kjo sepse qytetarët janë dorëzuar./

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar10 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix10 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix10 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix10 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix10 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix10 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar11 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix11 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix11 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook