Lidhu me ne

Aktualitet

Nga mbledhja e firmave për referendum, te ndjesa publike për sjelljen e Bashës në krye të PD-së, deklaratat e Berishës


Sali Berisha mblodhi ditën e sotme mbështetësit e tij në Hotel Rogner ku tregoi nisjen e aksionit kundër Lulzim Bashës.

Berisha lajmëroi se do mblidhen 1500 firma të delegatëve të Kuvendit për thirrjen e referendumit për të votuar vendimin e Bashës për largimin e tij e Grupi Parlamentar.

Do mblidhen firmat e 1500 delegateve të Kuvendit, pas mbledhjes së firmave do thërrasim Kuvendin Kombëtar. Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike, do i kërkojmë Kuvendit që për vendimin që mori të shprehet çdo anëtarë i PD me referendum në mbarë Shqipërinë, kjo është, nuk ka diskutim, që çfarë më thoshte një demokrat. “Doktor që kur ka ardhur ky njeri, kalon nga plaga në plagë” dhe në këtë rast t’u themi demokratëve se me këtë nuk ka fitore, do e nisja këtë lëvizje. Ai u votua, por unë do thoja këto, humbësi në fitore nuk të çon, habi derën tjetrit, të mos bëhet më ky gabim, është gabim, dhashë dorëheqjen, isha i sigurt që ju çoja fitoren, dhe në një kohë që nuk kisha asnjë probleme, besova se tjetri do ju çonte në dorëheqje“- tha Berisha.

Ndjesa publike dhe sulmet ndaj Bashës

Berisha pas 8 vitesh kërkoi falje që solli në krye të PD-së Lulzim Bashën.

“Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike. Takohem nga mëngjesi në darkë me demokratë, deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokratë të thjeshtë, nga të gjithë më kanë thënë “doktor ne atë nuk e kemi dashur për këto këto, por ne atë e kemi mbështetur se e mbështet doktori. Nuk e njifja këtë se i kisha mbyllur hesapet dhe doja të punoja vetëm për interesat e PD si i gjykoja unë dhe në 8 vite ju garantoj që nuk janë me gishtat e dorës që t’i promovoj, përkundrazi. Ka ndodhur një spastrim i heshtur, i atyre që kishin punuar me mua dhe nuk i thashë, dakord do të qeverisë me njerëzit e tij, i shija njëri pas tjetrit se si largoheshin, por nuk kisha idenë që njerëzit mendonin kaq shumë se unë isha mbështetësja e tij pa kushte, s’më shkonte mendja. Kam qenë avokat vetëm i demokratëve. Unë sa herë më pyesnin gazetar, nisja ime është pa kthim, isha betuar që njëri po mbetet i dyti do jem unë, nuk kisha projekt, por humbi zgjedhjet e 2017 i kam thënë jep dorëheqjen në zyrën time, jo më tha. U ka thënë të tjerëve që vendimet nuk i marr unë, por Berisha. Kam bërë gjithçka që zgjedhjet të mos bojkotoheshin. Të gjitha vendimet i ka marrë vetë”-tha Berisha.

Shpallja non grata

Gjatë gjithë bisedës së tij me mbështetësit Berisha hidhte sulme ndaj Bashës.

Ai gjithashtu shpjegoi edhe një herë pse mori shpalljen non grata. Sipas tij kundërshtimi që i bëri marrëveshjes për shkëmbimin e territoreve në Kosovë.

“Kryetari ynë, më falni ish-kryetari jonë u mor me karrigen e tij…. Lapsus. Zoti Basha u mor me karrigen e tij. Në atë kohë. Berisha doli “non grata” me një akuzë që ajo nuk ka asnjë fakt dokument dhe argument. Akuza për shpalljen Non Grata nuk ka asnjë fakt, dokument, fakt dhe argument. Një njerui që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit, për afrimin e Shqipërinë me SHBA-BE, tani damkoset pasi mafia e Soros dështoi të më dezinjonte Non Grata për konspiracion kundër politikës së SHBA. Del Hashim Thaci në Prishtinë në fund të korrikut 2018, do bëjmë sakrifica të mëdha, Do bënte operacion territorin e Kosovës. unë u ndodha diku me pushime, i kthehem ia kundërshtoj me argumente se kjo është zhbërja e Kosovës, ajo ishte se ishte me dosjen që ishte atje, atë dosje e kishin në dorë serbët, pasi e kundërshtova disa herë, këta e kishin shitur sikur me këtë projekt janë të gjithë dakord. Rama Vucic, donin të masakronin Kosovën, do e bënin Kosovën sallatë. Unë i kam thënë Hashim Thacin, më tha një nga udhëheqësit në Kosovë. Rama i thotë Thacit bëre gabim që e shpalle pa u marr vesh me mua, kërkon takim, jo s’ka takim.

Pastaj këtë moment e quajtën veprimtari konspirative, dhe u futa në radhën e seksioneve që Pompeu as nuk do e pranonte kurrë, unë hodha Blinken për shpifje ndaj meje, jo për vendimin, por shpifjet mbi të cilat bazohet vendimi. Basha i them kërkoj transparencë, mos u përzie, Filluan zërat në Partinë republikane, që kemi të bëjmë me hiç. I bëj të qartë që unë kurrë, nuk pranoj t’i dorëzoj sovranitetin  vendit tim, mund t’i tregojë dhe them shumë gjëra, për ndjenjat e mia proamerikane, por ato nuk me lejonin kurrë mua që të shkonte ndërmend që të çedoja pa marrëveshje dhe Kushtetutë, kurrë, do ishte turpi më i madh që do i lija vetes dhe unë do jem në parlament, pa asnjë lloj diskutimi. shumë gjëra i keni dëgjuar, por po shkojmë te fundit, Lulzim Basha në një akt të pashembullnë historinë e një vendi apo shteti, diktatorial apo demorkatik, pa pyet asnjë njeri del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD”-tha Berisha

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Kur është periudha më e mirë e vitit për të bërë botoks?

Periudha më e mirë për të bërë botox varet nga qëllimet dhe nevojat personale, por në përgjithësi, disa faktorë mund...

Mix14 orë më herët

Jamie Foxx goditet me gotë qelqi në gojë në restorant

Aktori dhe fituesi i çmimit Oscar, Jamie Foxx, po e rimerr veten pas një incidenti që ndodhi gjatë një darke...

Mix14 orë më herët

Elon Musk do të ndërtojë një tunel që lidh Britaninë me New Yorkun për 54 minuta

Një tunel nënujor hipersonik që mund të lidhë Londrën dhe Nju Jorkun, duke arritur shpejtësi deri në 4800 km/h, është...

Mix14 orë më herët

Ëndrrat me një person të vdekur: çdo herë që ndodh ka një kuptim

“Jemi bërë prej të njëjtës lëndë si ëndrrat”, shkruante dramaturgu i madh William Shakespeare. Si ato me sy hapur, që na...

Mix14 orë më herët

Selena Gomez i përgjigjet kritikave për spanjishten e saj në ‘Emilia Pérez’

Selena Gomez, Zoe Saldaña dhe Karla Sofía Gascón janë protagonistet e filmit Emilia Pérez, që do të shfaqet në kinema...

Mix14 orë më herët

Luksemburgu është i vetmi vend në Europë ku gratë paguhen më shumë se burrat

Hendeku gjinor në paga përfshin shumë më tepër sesa thjesht barazinë e pagave për punë të njëjtë. Gratë në Europë...

Mix14 orë më herët

Horoskopi javor i karrierës

Dashi: Këtë javë, forca juaj kryesore do të jetë aftësia për të duruar dhe për të gjetur mënyra për të...

Mix14 orë më herët

Si po ndryshon Google me inteligjencën artificiale?

Google ka bërë investime shumë-milionë dollarëshe në themelimin, infrastrukturën e internetit dhe energjinë e pastër. Por sfida më e madhe...

Mix14 orë më herët

Mos e kurseni kremin e diellit: Sa, kur dhe si ta përdorni

Australia, një nga vendet me normat më të larta të kancerit të lëkurës në botë, zbulon se vetëm dy në...

Mix15 orë më herët

Kafe apo makiato?/ Shkenca i jep fund dilemës, ja cilën duhet të zgjidhni

Foto ilustruese Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në botë dhe në vendin tonë gjithashtu. Për disa...

Facebook