Aktualitet
Rama citon Adolf Hitlerin
Arestimi i Emiljano Shullazit dominoi sencën e sotme plenare. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nga foltorja e Kuvendit se personazhi i njohur i botës së krimit, u arrestua nga policia dhe se cdo pretendim i opozitës është i dështuar.
“Në fakt, e vërteta edhe sikur të ishte kështu përsëri nuk do të ishte kundër asaj që po them unë. Sepse normalisht arrestimet bëhen pas sulmeve në prokurori. Por në këtë rast e vërteta është pak më ndryshe, ndalimi është bërë nga policia që ka filluar procedurën pa pasur një denoncim konkret, por duke u nisur vetëm nga një indicie e paprovuar dhe e ka ndaluar dhe ka kërkuar nga prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë autorizimin pas mesnate, ndërkohë që personazhi në fjalë ishte në qeli. Ju jeni në fakt viktimat e para të atij që ju ka drejtuar në 25 vjet, me një parim të strukturuar me një tjetër personazh Adolf Hitleri, që thoshte do një gënjeshtër që ta besojë turma? Bëje sa më të madhe dhe përsërite sa më shpesh”-deklaroi Rama.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu