Lidhu me ne

Radar

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kundër “Open Balkan”: Proces i rrezikshëm që vonon integrimin europian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e quajti nismën e “Open Balkan” të rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit.

“Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi në Gjermani”, raporton RTK.

Ajo shtoi se Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev përmes “Open Balkan” po përpiqen të zëvendësojnë Procesin e Berlinit:

“Open Balkan është i rrezikshëm dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, u shpreh presidentja Osmani.

Këto vende i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës të bashkohet me Open Balkan, por këto ftesa janë refuzuar nga kryeministri Kurti.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama sulmoi qëndrimin kundër të Kosovës lidhur me nismën “Open Balkan”.  “… Është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon sot këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për ‘Open Balkan’”, tha Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj Ramës pas një takimi që zhvilloi me kancelaren Merkel. Ai tha se “Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë, që të mos ketë nevojë për variante tjera alternative”.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix11 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix11 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar12 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar12 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix12 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar13 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar13 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet15 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar16 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Facebook