Lidhu me ne

Kritike

Ne nuk dimë të bëjmë gjërat bashkë, të ulemi rreth një tryeze e të bisedojmë si vëllezër për të ardhmen tonë.

Shqiptarët nuk dialogojnë, ulen vetëm për ‘një

Dom Gjergj Meta

Thuhet se pikërisht pas Pavarsisë Patër Fishta ka thënë: “Shqipninë e bamë, tash duhet me ba shqiptart”.

Pavarësia e vitit 1912, me anë të së cilës, ne si shqiptarë, u njohëm si komb më vete, nuk na dha automatikisht kombin dhe pavarsinë për të jetuar dhe për t’u ndërtuar si shoqëri shqiptare.

Unë mendoj se kombet e mëdhaja kanë qenë shumë bujarë e të mirë me ne, ndryshe nga sa mund të thuhet. Dhe a e dini pse?

Sepse ne nuk dimë të bëjmë gjërat bashkë, të ulemi rreth një tryeze e të bisedojmë si vëllezër për të ardhmen tonë. Të vetmet raste që kemi qenë bashkë kanë qenë kur na ka detyruar figura e 1-shit, o nën monarki o nën regjim. Kjo sepse ne nuk kemi pasur kurrë një kulturë dialogu, duke qenë se e kemi ndjerë veten secili bajraktar e kështu vazhdojmë.

Ne e nisim bisedën duke thënë: “E ke gabim, ta them unë si është kjo punë” në vend që të themi “E kuptoj atë që thua, por unë e shoh nga një këndvështrim tjetër këtë çështje”. Ne nuk merremi me idetë por me personat. Ne të ndryshmin e shohim armik. Po po ne shqiptarët kështu. Pikërisht ne!

E çuditërisht kjo është aq e rrënjosur sa edhe ata që jetojnë në perëndim e janë shkolluar qysh fëmijë në shkollat perëndimore, sapo zbresin në aeroport, papritur kthehen në inatçorë, arrogantë e agresivë. Mjafton t’i shohësh në rrjete sociale, pa zbritur fare në aeroport.

As në të kaluarën nuk kemi ditur t’i zgjidhim gjërat si qytetar, por ose kemi thirrur në ndihmë të huajt ose ia kemi deleguar gjithçka 1- shit, ose jemi copëtuar me njëri-tjetrin.

Edhe në kohën kur thuhej se burrat mblidheshin e diskutonin, aspak nuk tregon një kulturë demokratike apo dialogu. Ishte thjesht për të zgjidhur problemet që lindnin nga shtyrja e një gardhi, nga lëvizja e gurit të kufirit, nga një plagosje a një vrasje, nga një vjedhje berrash, por jo për të shikuar drejt ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët.

Kjo sepse mungon nocioni bazë i të mirës së përbashkët që para se të jetë një nocion sasior është një nocion shpirtëror.

Ja pra pse ne sot, edhe pse më të vjetër si popull, nuk jemi as Danimarka, as Suedia, as Gjermania, Franca apo as Italia. Pikërisht, sepse ne nuk dialogojmë me njëri-tjetrin dhe kemi mbetur të kultura e gardhit të shtyrë dhe e berrit të vjedhur …

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook