Lidhu me ne

Radar

Berisha “non grata”/Rama në rolin e atij, që hedh gurin dhe fsheh dorën

E akuzojnë si një nga nxitësit kryesorë të furtunës që përfshiu Partinë Demokratike në muajt e fundit, por Edi Rama e ka kontrolluar entuziasmin pas 25 Prillit duke e lënë skenën të gjithën në dispozicion të dramës, që konsumohet brenda selisë blu. Gjatë seancave në parlament, porosia për deputetët socialistë ka qenë se duhet të mbyllin gojën përballë çdo akuze që i vjen nga opozita për të mos provokuar asnjë përplasje.

Kur Basha shpalli përjashtimin e Berishës nga partia, Rama ia la ambasadës amerikane urimet e rastit.

Vetë, iu përgjigj shkurt gazetarëve. Ndërsa dilte në oborrin e parlamentit, të shndërruar në ringun e përplasjes mes demokratëve Rama tha me ironi: “Të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve”.

Kryeministri ia ka dalë të shmangë një koment shterues, se si e shikon atë që po ndodh në kampin opozitar që nga data 29 Maj kur Berisha u shpall “non grata”. Por qëndrim indiferent sot, dekonspirohet nga deklaratat e forta të Ramës dje. Duket sikur ai gjithnjë ka qenë në dijeni të asaj që mund të ndodhte në PD, që nga shpallja “non grata” e Berishës, e deri tek presioni mbi Bashën për të kryer “atvrasjen”, një akt që Rama e ka nxitur publikisht duke u mburrur se vetë kishte ndjekur të njëjtën trajektore dhe duke sfiduar Bashën për aftësitë e tij si lider.

Para se Departamenti Amerikan i Shteti të shpallte non grata Berishën, kryeministrit i shpëtoi një deklaratë që atëherë ra si rrufe në qiell të pastër, gjatë një debati të acaruar në parlament. Në fillim të shkurtit 2019 i tha publikisht Berishës në parlament se SHBA nuk i jepte vizë.

“Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali, ti e kapërcen dot oqeanin po të duash? Hajde përgjigju. Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejtë për të të bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ti, po të duash, e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt që unë nuk do e kapërceja dot oqeanin e jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë, me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë”, tha Rama në parlament në 1 shkurt 2019.

Berisha nuk i dha përgjigje të qartë. Tha se nuk kishte pasur asnjë post të rëndësishëm vitet e fundit dhe se nuk preferonte të bënte vizita jashtë. “Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. Prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë ti, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë”, tha atëherë Berisha.

Vetë Rama nuk ka dhënë asnjëherë shpjegime se si u vu në dijeni të faktit se Berisha ishte shpallur ndërkohë, apo do të shpallej “non grata”. Nuk ka shpjeguar asnjëherë se nga kush u informua për sfidën që i hodhi Berishës në raportet me DASH.

Gjatë fushatës së 25 Prillit, Rama këmbënguli gjithnjë në ndarjen e Bashës nga Berisha. Varësia e Bashës nga Berisha, bllokimi i kryetarit të PD-së përballë ish liderit, provokimet për Bashën të cilin e quante “një manekin”, ishin disa nga shtyllat kryesore të fjalimeve për të sfiduar kundërshtarin.

Ndërkohë, Bashës i përsëriste me ngulm një ftesë për bashkëpunim, por sërish duke i kujtuar një kusht: distancim nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, duke këmbëngulur se kjo do të ishte rruga e duhur për të.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët” ishte deklarata e Ramës gjatë fushatës.

Berishën dhe Metën, i quante “pengmarrës” të Lulzim Bashës, ndërsa këtë të fundit një “manekin qesharak”, duke nënkuptuar se ai nuk kishte asnjë përgjegjësi për vendimet që merrte në parti.

Linja që ndoqi Rama përkundrejt Bashës mori kuptim në datën 29 Maj, kur amerikanët e shpallën Berishën “non grata” dhe më pas, kur ata artikuluan të njëjtën kërkesë që e kishte përsëritur aq shpesh Rama gjatë fushatës: ndarjen nga Berisha.

Edhe pasi fitoi zgjedhjet, Rama foli me të njëjtën gjuhë, sikur të ishte në dijeni të pozicionit të vështirë në të cilin do të gjendej Lulzim Basha pas disa muajsh. Kryeministri i sapozgjedhur tha se ishte gati të bashkëpunonte me Lulzim Bashën, duke mos harruar kushtin për distancimin mes liderëve të PD-së.

“Nuk kam vija të kuqe për bashkëpunimin” përsëriste Rama, pa harruar, të kujtonte ndarjen e PDsë nga ish-kryetari, që amerikanët e kishin shpallur non-grata.

Nuk ka asnjë provë se Rama është direkt i përfshirë në rrufetë që amerikanët kanë lëshuar mbi Partinë Demokratike, por në anën tjetër duket se ai është i vetmi që nuk është surprizuar nga ato. Loja e Ramës tregon se ai ka qenë gjithnjë një hap para demokratëve në raport me amerikanët dhe po e shfrytëzon në maksimum pozicionin e vështirë ku gjenden liderët demokratë. Në këtë situatë, mbetet e vështirë të provohet se kryeministri është pjesë e lobimit në Departamentin Amerikan të Shtetit për të arritur deri tek shpallja non grata e Berishës, ashtu siç e akuzojnë, por heshtja e tij ditët e fundit pasi ka dhënë vazhdimisht sinjale se ka qenë në dijeni të çfarë ndodhte në prapaskenë, e vizaton atë si njeriun që fsheh dorën, pasi ka hedhur gurin./Lapsi.al

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook