Lidhu me ne

Kioske

Zbulohet biseda që Qeti dhe Rama bëjnë për Jetën dhe Vdekjen, aeroportet, Kullat nga Liqeni dhe për kuptimin që ka “Paraja e Madhe”…

Shefqet Kastrati shfaqet për herë të parë në një intervistë, shpjegon  marrëveshjen me WizzAir: Çmime më të lira në 29 destinacione! Brenda 3  vitesh, 10 milionë pasagjerë - Shqiptarja.com

Ata shihen dhe takohen shumë shpesh. Nuk flasim këtu për telefonatat, që modernët e sotshëm i quajnë: “takime telefonike”. Jo, jo, nuk po flasim për këto. Sepse këto lloj takimesh apo më saktë, këto lloj kontaktesh, jo vetëm që janë të përditëshme, por janë edhe të pafundta. Sepse Qeti dhe kryeministri, por sidomos kryeministri edhe më shumë sesa Qeti , nuk rrinë dot pa një komunikim intensiv. (Se Qetit ja do edhe puna të mbajë cel hapur, me këtë të Gjatin, që kur të qepet, nuk të lëshon…)
Kur i Gjati e këshillon dhe i hap ndonjë semafor jeshil biznesi, Qeti i Madh, ka për borxh të hidhet me kokë në çdo lloj investimi, në çdo lloj kredie të madhe, sado e rrezikshme të duket. Sepse “mblesëria e këshillimeve” me të Gjatin, i ka sjellë një lulëzim, një shtrirje të pamasë, nga Veriu (kur dikur i kishte rrënjët) e deri në Jug, ku rrënjët e tij kanë shpërthyer për shtatë palë qejfe!
Por, edhe i Gjati, nuk rri dot pa Qetin. Sepse Qeti, tanimë ka në dorë krejt shëndetin e Shqipërisë dhe krejt portat hyrëse të saj: Aeroporte dhe pika Kufitare! Ndonëse do të donte të merrte përsipër më shumë, sepse nuk ka asnjë Port Detar (dhe të thuash të drejtën edhe i përket, duke menduar se sa taksa paguan për naftën që sjell në ato Porte…)
Porse një ditë i Gjati, i bëri Qetit një vizitë të papritur dhe të vrullshme te Sarajet e tij (të Qetit domethënë jo të të Gjatit, jo!). Te Sarajet e Reja, të SuperBosit, në gjelbërimin në fishkje të Liqenit Artificial të Tiranës.
Mbasi i Gjati kqyri me adhurim nga xhami super-Kullat e reja të Qetit që kafshonin Liqenin, u ndal për një pyetje, që mezi e nxorri, nga buzët e veta të thara: “Qet! Si ja bën ti natën? A ke frikë nga vdekja? Nga vdekja apo nga populli?”
Ndonëse i papërgatitur, Qeti, që nuk e kishte për herë të parë me këto pyetjet e befasishme të të Gjatit, kafshoi një biskotë me miell tërshëre dhe të gatuar me pak mjaltë, piu një gllënkë nga uji-detox me lëng limoni, majdanoz dhe ca erëza të tjera kaurësh, dhe u përgjegj: “Unë jam me besim te Zoti! Unë çdo ditë bëj mirë! E di ti, se sa bekime marr nga rrogat që paguaj, lloj lloj rrobve të Zotit?”
“Edhe unë paguaj gjithato rroga o Qet! Qindra e mijëra në të gjithë Shqipërinë!” u zhgënjye nga përgjigja e Qetit, ky i Gjati.
Qeti, që dihet që është “Nona” për batuta të mençme, ja ktheu:
“Po ti mor trim, rrogat i paguan nga buxheti i Shtetit, kurse unë i paguaj nga Buxheti i Qetit! Hahaha!…”
Mbas kësaj shpotie të Qetit, Rama doli nga zyra e super Bossit pa u ndjerë, por duke tundur herë majtas dhe herë djathtas, kokën e madhe…


360grade.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar18 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook