Kanadaja është një prej ekonomive më të zhvilluara, dhe një prej shteteve me standardin më të lartë jetësor në botë. Po ashtu, Kanadaja – shteti i dytë më i madh në botë – është ndër vendet më të preferuara për turistët.
1. Kanadaja kampion në prodhimin e shurupit të panjës
Kanadaja prodhon aq shumë shurup panje – sa që, sasia vjetore e tij do të mjaftonte të mbusheshin 14 pishina olimpike. 9,486 milionë gallonë të këtij shurupi janë prodhuar vetëm në vitin 2014.
2. Quebec, “Arabia Saudite e shurupit”
Quebec mbulon 71% të tregut botëror të shurupit të panjës. Madje, revista prestigjioze “The Economist”, e ka quajtur atë, “Arabia Saudite e shurupit”.
3. Në Kanada gjërat peshojnë më pak se në pjesët tjera të botës
Në Gjirin Hudson në Kanada, graviteti është më ulët se në pjesët tjera të globit. Kështu, nëse një person 68 kilogramësh matet në këtë gji – do të peshojë disa gramë më pak se në pjesët tjera të botës.
4. Kanadaja ka 348 milionë hektarë pyje
Pyjet e Kanadasë do të mund të mbulonin Japoninë, Italinë, Kamboxhian, Nikaraguan, Francën, Gjermaninë, Ganën, Kamerunin, Suedinë, Korenë e Jugut, Uruguain dhe Mbretërinë e Bashkuar.
5. Qindra aksidente me drerët
Reth 500-600 aksidente të goditjes së drerëve me mjete motorike raportohen çdo vit në ishullin Newfoundland të Kanadasë – ku ka dhe më se shumti drerë në botë. Pesë deri në dhjetë aksidente i takojnë grupit të aksidenteve serioze, ndërkaq shënohet dhe 1 vdekje në vit.
6. Emri Kanada ka lindur nga një keqkuptim gjuhësor
Në vitin 1536, eksploruesi francez, Jacques Cartier, i kishte keqkuptuar pjesëtarët e fisit Iroquois – të cilët vendbanimeve të tyre u thoshin “kanata”, që në fakt ishin fshatrat e tyre, ndërsa ai kishte menduar se ashtu quhej treva ku ata jetonin.
7. Rezervat gjigante të naftës
Rezervat e naftës së papërpunuar në Kanada zënë sipërfaqe që mund të krahasohet me 26,100 ndërtesa “Empire State Buildings”, në New York. Kanadaja ka 172 miliardë barelë të naftës së papapërpunuar – që është sasia e tretë më e madhe në botë.
8. 15 % e kanadezëve vizitojnë zinxhirin e kafeve “Tim Hortons” çdo ditë
Tim Hortons shet rreth 2 miliardë filxhana të kafesë në vit, respektivisht 8 nga 10 të shitura në total.
9. 75% e kanadezëve jetojnë në zonën 100 mile larg kufirit me SHBA-të
Kanadaja është një prej vendeve më se paku të populluara në botë. Pjesa veriore e saj është pothuajse e pabanuar për shkak të temperaturave të ulëta.
10. Më shumë njerëz jetojnë në Kaliforni të SHBA-ve se në gjithë Kanadanë
Edhe pse Kanadaja ka sipërfaqe më të madhe se SHBA-të – ajo numëron 36 milionë banorë, ndërkaq vetëm në Kaliforni jetojnë 39.14 milionë banorë. (SHBA-të në total kanë 324 milionë banorë)
11. Kanadaja ka qytetin e katërt më të madh në botë ku flitet gjuha frënge
Tre qytetet më të mëdha në botë ku flitet gjuha frënge janë: Parisi (Francë), Kinshasa (Republika Demokratike e Kongos) dhe Abixhani (Bregu i Fildishtë). Menjëherë pas tyre vjen Montreali, në Kanada, me 4 milionë banorë.
12. Kanadaja ka një park nacional që është më i madh se Zvicra
Parku nacional “Wood Buffalo”, në Alberta, ka sipërfaqe prej 44,807 km katrorë, ndërsa Zvicra 41,284 km katrorë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu