Lidhu me ne

Mix

Met Gala 2021: Ç’duhet të dini për eventin e famshëm të modës

Met Gala 2021: Ç’duhet të dini për eventin e famshëm

Çfarë është Met Gala?

Met Gala, ose Met Ball/Met Gala Ball, është një organizim vjetor që lidhet me hapjen e ekspozitës pranverore në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York. Met Gala shërben edhe si mbledhje fondesh për muzeun duke bashkuar emra të rëndësishëm të modës dhe Hollywood-it. Met Gala organizohet nën mbikëqyrjen e kryeredaktores së Vogue, Anna Wintour.

Met Gala 2021: Ç’duhet të dini për eventin e famshëm

Kur është?

Tradicionalisht, Met Gala zhvillohet të hënën e parë të muajit maj – por këtë vit gjërat kanë ndryshuar. Met Gala 2021 do të mbahet të hënën e dytë të muajit shtator (13 shtator).

Pse ndryshoi data?

Për shkak të pandemisë. Met Gala 2020 u anulua.

Met Gala 2021: Ç’duhet të dini për eventin e famshëm

Cila është tema e Met Gala 2021?

Tema e Met Gala 2021 është “Në Amerikë: Një leksik i modës” dhe synon të përqendrojë punën e dizajnerëve bashkëkohore te ndikimi i brezave të mëparshëm.

“Ne me shumë vetëdije donim që kjo të ishte një festë e komunitetit amerikan të modës, i cili vuajti aq shumë gjatë pandemisë,” tha për New York Times Andrew Bolton, kurator në Institutin e Kostumeve. “Unë mendoj se moda amerikane po kalon një rilindje, me stilistë të rinj amerikanë në mesin e diskutimeve rreth diversitetit, përfshirjes, qëndrueshmërisë dhe krijimtarisë së ndërgjegjshme. Më duket tepër emocionuese.”

Met Gala 2021: Ç’duhet të dini për eventin e famshëm

Kush do të marrë pjesë?

Lista e pjesëmarrësve të Met Gala 2021 është sekret.

Si mund ta shihni eventin live?

Drejtohuni te Vogue.com ose llogaria e revistës në Twitter. Met Gala është të hënë, më 13 shtator (ora 23:30 me orën tonë lokale).

Met Gala 2021: Ç’duhet të dini për eventin e famshëm

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix8 orë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix8 orë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Radar8 orë më herët

Tom Doshi nga Saranda: E dua pushtetin për t’ju shërbyer të varfërve

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Sarandë u bëri thirrje qytetarëve të besojnë tek...

Radar8 orë më herët

Salianji, mesazh qytetarëve nga qelia: Vrisni frikën, gjithçka do ndryshojë në 100 ditët e para të qeverisë së PD. 11 Maji do jetë ditë çlirimi

Nga qelia e burgut në Fier, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët...

Mix9 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Ditë më të mira po vijnë! Java që na pret sjell realizëm dhe optimizëm. Prapavija e Plutonit në Ujor fillon...

Radar9 orë më herët

Berisha shpalos programin: Unë kërkoj nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë

Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, deklaroi se “Edi Rama mandatin e do për të shpëtuar nga...

Radar10 orë më herët

Xhonatan Islami bën uljen e gabuar me parashutë, shpëton me lëndime të lehta

Xhonatan Islami ndodhet në spital por në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë informacionet më të fundit për të riun...

Aktualitet12 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar13 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Facebook