Kryesore
Unë kryeministër i shqiptarëve? Pse jo?!
Arjan Çani ishte në Zululand përballë gazetarit Mustafa Nano për marrëdhëniet e tij me Ramën, Veliajn, Metën, Berishën, Bashën, por edhe për “marrdhënien” me parimet dhe moralin.
Rama dhe Veliaj edhe pse prej vitesh kanë qenë pjesë të emisionit të tij “Zona e Lirë”, sot nuk pranojnë të shkojnë dhe për këtë, sipas Çanit, nuk kanë arsye.
“Këta janë produkt i imi. Kanë qenë klientët e mi, por tani kanë vënë kostum e kravatë”, tha Çani në Zulualnd.
Por si po qeveris Rama?
Për Çanin “As mirë, as keq. Ka dështuar vetëm në një pikë, s’na bëri dot të ëndërrojmë”, ndërsa Veliaj “po gabon me parkun dhe po bën show”.
Nano dhe Çani u ndalën tek faji dhe tek mëria që mbajnë njerëzit mes tyre.
Për Çanin nuk është fare normale që të mbash mëri, kur jeta është e shkurtër, ndaj edhe ai, për të gjithë, sot ka marrë fajin mbi vete, duke iu drejtuar njerëzve “Ju nuk keni asnjë faj, të gjitha i kam unë” dhe ka lënë mesazhin se “Nuk ia vlen mëria në këtë botë”.
Por ajo që ra ne sy ishte deklarata e Çanit që dëshironte të bëhej kryeministër.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu