Radar
Kryetarja e Bahkisë së Parisit Anne Hidalgo do të kandidojë për presidente franceze
Kryetarja e Bahkisë së Parisit Anne Hidalgo do të kandidojë për presidente franceze
Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, njoftoi të dielën se do të kandidojë për presidenten e Francës.
Hidalgo, një socialiste që ka udhëhequr kryeqytetin francez që nga viti 2014, premtoi të ndërtojë “një Francë më të drejtë”.
“Me përulësi, e ndërgjegjshme për seriozitetin e kohës sonë dhe për t’i bërë shpresat tona realitet, kam vendosur të jem kandidate për presidencën e Republikës Franceze”, tha ajo në një fjalim në qytetin e Rouen.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale zhvillohen në prill dhe do të përfshijnë dy raunde votimi nëse asnjë kandidat nuk fiton shumicën absolute në raundin e parë.
Presidenti Emmanuel Macron ende nuk ka njoftuar se do të kandidojë për një mandat të dytë, por pritet që ta bëjë këtë.
Sipas Sondazhit të Sondazheve të POLITICO për qëllimin e votimit në raundin e parë, Macron kryeson grupin e kandidatëve të mundshëm me 24 përqind, një pikë përpara udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Hidalgo aktualisht shtrihet në vendin e pestë me tetë përqind, pas Xavier Bertrand të qendrës së djathtë dhe Jean-Luc Mélenchon të së majtës ekstreme.