Lidhu me ne

Radar

Presidenti ka kuptuar që duhet të rrijë urtë

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti e hëngri turpin me bukë. Edhe një gotë ujë pas dhe kaq ishte.

Pa u tharë boja e vendimit të Kuvendit për emërimin e Kryetares së Kuvendit, Presidenti firmosi dekretin e mandatimit të Edi Ramës për krijimin e qeverisë së re.

Asnjë konsultim, asnjë sekondë vonesë, asnjë dilemë.

Presidenti që ka një vit që llaftarisi dynjanë me paralajmërime herë se do çante barkun me thikë, herë se do hidhej nga shkëmbinjtë, herë se do ja kërciste grykës me kallash e herë se do shndërrohej në rrufepritës, por e hëngri turpin me bukë.

“Është koha për reflektim”/ Meta mesazh Ramës: Kjo është drama më e madhe që po i ndodh vendit

Nxori një dekret që me sa duket kishte nja 3 muaj që e kishte bërë gati.

Nuk shfaqi asnjë dyshim për numrat në Kuvend.

Nuk hezitoi me dilemën nëse u vodhën apo jo votat nga Rama.

Nuk u mbështet tek Basha dhe as tek Monika.

Bindi edhe Blushin e vet që të përmbahej e mos shkruante në facebook ndonjë sharje për maxhorancën.

Nga gjithë sa bëri, më e vështira në fakt do ketë qënë pikërisht kjo. Pra që ti mbushte mendjen Blushit që të heshtte.

Presidenti thjesht firmosi dekretin si qengj.

Dhe e shpalli me urgjencë.

Urdhëroi Monikën të priste flokët, të ndryshonte look dhe të sillej si njeri normal në seancën e parë të betimit dhe votimit të Kryetares së Re të Kuvendit.

Dhe si shef opozite në tentativë, urdhëroi nga dritarja presidenciale që të harrohej bojkoti dhe të bashkëpunohej në Kuvend.

Ilir Meta po përgatit marrëveshjen e vet me Ramën.

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD gëzon rritje në Tiranë, tkurret LSI

Në mos për ligjet, të paktën për kokën e tij.

Në Gjykatë Kushtetuese numrat janë të Metës dhe të Ramës.

PD atje nuk i duhet.

Dhe për Gjykatën Kushtetuese, mjafton që Rama mos presojë shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Metës.

Të tjerat rregullohen.

Koha është ilaçi më i mirë. E tha edhe Luli Basha.

Presidenti tani ka halle të tjera.

Duhet të mbajë fort katër numrat që i kanë mbetur në Kuvend.

Dhe të shpresojë që mos i firojnë dhe ato.

Sa për ringritje të forcës politike që e lindi bashkë me Monikën, vështirë se mund të bëhet fjalë.

Atë forcë e firoi vetë Meta, kur besoi se mund të hante nga të dyja krahët.

Për momentin ka kuptuar që nuk ha dot nga asnjë krah.

Duhet të rrijë urtë!/CNA.al

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar19 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix19 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix19 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix19 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix19 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix20 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar20 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix20 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix20 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook