Radar
Nuk ka fund teatri në Kuvend/ Opozita gris fletët e votimit, Edi Rama i mbledh dhe i fut në qese! (foto)
Legjislatura e re, ka nisur me teatrin e përhershëm që shoqëron seancat plenare në Shqipëri.
Gjatë votimit të propozimit të mazhorancës, për kryetaren e Kuvendit, opozita ka grisur fletët e votimit dhe i ka hedhur pranë kutisë, duke refuzuar kështu të votojë për Lindita Nikollën dhe duke bërë një gjest simbolik për të shprehur kundërshtinë.
Kryeministri Edi Rama, është ngritur një moment, i ka mbledhur fletët e grisura dhe i ka futur në një qese.
Menjëherë opozita ka bllokuar punimet e seancës, duke kërkuar kthimin e fletëve, që pak më parë i kishte kthyer në mbetje.
Pas kësaj kërkese, Edi Rama ka pranuar të rikthejë mbetjet në vendin e depozituar fillimisht dhe kështu ka rinisur votimit. (Foto më poshtë nga kjo ngjarje “madhore”).