Kryesore
Leskaj, Shehu, Noka, Bylykbashi dhe Vokshi kundër vendimit të Bashës
Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi kanë dalë kundra vendimit të kryetarit të PD-së Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së PD-së, të enjten.
Sipas burimeve deputetët kanë kërkuar hedhjen në votim të vendimit për përjashtimin e Berishës, në grupin parlamentar dhe në forumet e partisë.
Basha në fillim njoftoi vendimin e tij për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, dhe më pas zhvilloi mbledhjen me kryesinë e PD-së.
Ndërkohë, Basha kishte njoftuar vetëm 30 minuta para daljes në media vetë Berishën për vendimin, sipas deklaratave të këtij të fundit.
Vendimi për përjashtim u morr bazuar në kërkesën e përsëritur të ambasadores amerikane për përjashtim nga grupi parlamentar i PD-së.