Kryesore
Ajo që i bëra s’ishte asgjë, dy ose tre shpulla
I ftuar në emisionin “Elite Zone”, këngëtari Shpat kasapi ka bërë një rrëfim tronditës. Ai ka treguar sesi ka ushtruar dhunë fizike mbi ish-të dashurën e tij, pasi kishte marrë vesh se ajo e tradhtonte.
Pasi prezantuesja e emisionit e pyet se përse ajo kishte bërë denoncim në polici, Shpati nis t’i tregojë sesi ka ndodhur ngjarja. “E mora në telefon dhe e pyeta ‘ku je?’ dhe ajo më gënjeu. Më tha ‘jam këtu’, por unë e pashë në një vend tjetër. Reagova ashtu si do kishte reaguar një mashkull, që është mashkull. Doja ta trembja. E kisha parë dhe njëherë tjetër, por atë herë bëra sikur s’kuptova. Hera e dytë ishte e tepërt. Ajo që i bëra s’ishte asgjë, dy ose tre shpulla. E godita kur e pashë që ishte kapur për dore me atë djalin. Normal që më kishte tradhëtuar” e ka mbyllur Shpati të gjithë rrëfimin. Nuk dihet identiteti i vajzës për të cilën bëhet fjalë, por kjo është hera e parë që këngëtari i mirënjohur flet për këtë histori.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu