Lidhu me ne

Kryesore

24 Prill Shullazi feston 38 vjetorin, ndoshta në burg kësaj here

1461011567shullazidokumentat

“Dhurim pa asnjë kusht, në shenjë mirënjohjeje”. Me këtë argumentim ligjor, shtetasi Emiljano Shullazi, i biri i Hajdarit dhe Haxhiresë, i datelindjes 24 prill të vitit 1978 përfitoi një sipërfaqe trualli 749.6 metra katrorë, pjesë e një prone në Durrës, e cila nga të gjitha njihet si ish-Hotel Vollga.

Këtë dokument, që është një akt noterial ka në dorë edhe prokuroria, por edhe institucione të tjera shtetërore. Dokumenti mban datën 9 dhjetor të vitit 2014 dhe është hartuar nga noterja Aida Spahiu. Para saj janë paraqitur administratori i kompanisë “Saudi Brothers Commercial” , shtetasi Ylvi Beqja në rolin e dhuruesit të pronës dhe shtetasi Emiljano Shullazi në rolin e pranuesit të dhurimit.

Në aktin noterial thuhet:
„Shoqëria Saudi Brothers Commercial Company shpk, së bashku me shtetasit Fejzi dhe Marjeta Kodra, janë në bashkëpronësi në pjesë të pandarë, një sipërfaqe trualli prej 2498.7 metra katrorë të ndodhur në lagjen numër 1 ,rruga Taulantia mbi të cilën është një ndërtesë me sipërfaqe 1129.39 metra katrorë”.

Kjo ndërtesë është ish-Hotel Vollga, me një histori të gjatë mbi vete, por që pas vitit 1994 është përfshirë në një konflikt të vazhdueshëm pronësie. Pas shumë peripecishë e konfliktesh, jo vetëm gjyqësore, bashkëpronar i ndërtesës bëhet shtetasi Emiljano Shullazi.

„Me vullnet të lirë, shoqeria, Saudi Brothers Commercial Company, sipërfaqen e truallit 749,6 metra katrorë, pjesë e pandarë, do t’ja dhurojë pa asnjëlloj kushti në shenjë mirënjohjeje shtetasit Emiljano Shullazi. Nga ana tjetër shtetasi Emiljano Shullazi e pranon këtë dhurim në pjesë të pandarë duke marrë në dorëzim pronën“, thuhet në aktin e dhurimit.

Firma e Emiljano Shullazit, personazhit aq shumë të përfolur me akuza për pjesëmarrje në organizata kriminale të strukturuara, është hedhur mbi aktin e dhurimit. Por si ka ndodhur i gjithë ky kalim pronësie, nga një kompani saudite që e kishte blerë në vitin 1994 hotelin me një vlerë prej 800 mijë dollarësh?

Kompania „Saudi Brothers“ pas shumë konfliktesh arriti të regjistrojë si pronë të veten ndërtesën pas një periudhe të gjatë gjyqesh. Regjistrimi është bërë plot 20 vite pas blerjes, në gusht të vitit 2014. Prej kësaj date kanë ndodhur shumë levizje. Kjo kompani e shiti një pjesë të hotelit familjes Kodra me një vlerë prej 671 mijë eurosh, vlerë e përafërt me çmimin e blerjes së gjithë ndërtesës në fillim. Një muaj më pas, pjesën e mbetur ja dhuroi shtetasit Emiljano Shullazi.

Ndërkohë, në regjistrin e pronës ish-Hotel Vollga rezulton se familja Kodra e ka falur pjesën e saj edhe pse kishte paguar një shumë të madhe parash dhe në fund prona ka si pronar të vetëm, shtetasin Emilijano Shullazi. E gjithë kjo histori duket se ka një tjetër lidhje sa kriminale po aq edhe politike.

Ndërkohë, burime jozyrtare flasin për presionin që ka patur kompania „Saudi Brothers“ për çështjen e pronësisë së hotelit, pronë që është zvarritur plot 20 vite. Sipas burimeve policore, me gjasa shtetasi Emilijano Shullazi është ofruar si një mënyrë mbrojtje prej atyre që i bënin presion kompanisë për pronësinë e hotelit, e në shkëmbim të mbrojtjes Shullazi mund të ketë marrë pjesën e tij prej rreth 30 përqind.

Por sipas burimeve, por edhe shkresave të bëra të ditura së fundmi, Shullazi ka marrë me dhurim edhe pjesën tjetër të ndërtesës. Burime jozyrtare flasin se e gjithë kjo histori është e vjetër dhe e lidhur  me një tjetër konflikt të shumëpërmendur mes Shullazit dhe një grupi tjetër që daton prej fushatës elektorale në Tiranë në njësinë numer 7, në vitin 2011. Në atë kohë u fol për prishjen e një mitingu të socialistëve dhe të majtët, atëherë në opozitë, akuzonin Shullazin se ai punonte për llogari të kandidatit të koalicionit të djathte në qeveri.

Shullazi mësohet se edhe në atë moment ka marrë rolin e mbrotësit dhe kundërshtuesit të palëve në konflikt e më pas e ka vijuar konfliktin me këta persona edhe në Durrës, me të cilët më pas u përball mbi pronësinë e Hotel Vollgës./ Top Channel

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook