Lidhu me ne

Kryesore

Berisha i tregon Bashës edhe shkopin edhe karrotën

Në një qëndrim të llogaritur me detaje Sali Berisha ka vendosurkufijtë për Lulzim Bashën, në lidhje me pozicionin që ai duhet të mbajë ndaj vendimit të SHBA-së për shpalljen non grata.

Intervista në Euronews nuk pati vetëm sharmin e përballjes me ish zëdhënësen e tij afatgjatë, Erla Mëhilli, por edhe qëllimin për ti treguar Bashës rrugën që duhet të ndjekë për të përballuar presionin e dyfishtë të diplomatëve amerikanë dhe rilindasve.

Nga njëra anë ai e ka mbrojtur trashigimtarin e e tij nga sulmet që i bëhen se e ka shitur babain politik. Berisha theksoi se PD ka mbajtur qëndrimin e duhur duke respektuar diplomatët amerikanë por duke i kërkuar atyre qoftë edhe një provë të vetme për akuzat ndaj tij.

“Mendoj se PD ka mbajtur qëndrimin që duhej të mbahej, ka kërkuar transparencë, që PD të konsolidojë apo të marrë qëndrim ndaj një personi, apo Sali Berishës, PD duhet të ketë fakte, dokumente dhe prova, jashtë tyre, PD qëndrim tjetër nuk mund të mbajë,” – u shpreh Berisha.

“Nëse PD do të gjendej para provave, fakteve, dokumenteve për çka Sali Berisha është akuzuar, PD do të bënte gabim historik nëse nuk merrte vendim për përjashtimin e tij nga partia,” – tha Berisha, duke theksuar se partia e tij po bën detyrën kur kërkon prova përpara se të mbajë qëndrim.

Por, së bashku me këtë “mbrojtje” Berisha ka lëshuar edhe kërcënimin nëse Basha i bindet sirenave të atyre që kërkojnë dënime pa prova dhe predikojnë përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Nëse kjo ndodh Berisha ka thënë se ai do ti përvishet aksionit politik për ta kthyer partinë që drejtoi prej vitesh në rrugën e legjimitetit dhe të sovranitetit.

I pyetur nga Erla Mëhilli se si do të vepronte nëse PD do të vendoste për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, Berisha deklaroi se do të bënte gjithçka për të rikthyer Partinë Demokratike në vlerat e saj themeltare, nëse kjo parti do të fillonte të kishte qëndrime joparimore.

“Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithcka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar”, tha Sali Berisha.

Pra nënteksi është i qartë: ai nuk do të rrijë duarkryq nëse Basha e sakrifikon për ti bërë qefin amerikanëve.

Kjo deklaratë që u bë në prag të rikthimit të tij në parlament, pavarësisht atyre që i thonë se duhet të largohet, nuk mund të shihet e shkëputur nga deklarata e disa javëve më parë kur ai iu përgjigj me “kurrë mos thuaj kurrë”, pyetjes nëse e mendonte një rikthim në krye të PD-së. Pra kalkulimi i Berishës është i qartë. Ai do e mbrojë Bashën për sa kohë që ky i fundit nuk e ka shitur plotësisht, por ama ai do të shfrytëzojë gjithë fuqinë që i ka mbetur, nëse kreu i PD i bindet thirrjeve për ta përjashtuar pa prova.

MË TEPËR

Aktualitet4 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Facebook