Lidhu me ne

Mix

Kuriozitete / Qentë nuk janë as besnikë as mirënjohës

Eksperimente të reja tregojnë se qentë nuk janë aspak mirënjohës ndaj të zotëve, por servilë

Prej kohësh dihet se qentë përfaqësojnë një mënyrë shumë të privilegjuar jetese në këtë planet. Afërsinë me njeriun, gjedhët, derrat dhe pulat e paguajnë gjithnjë me kokë, pavarësisht nëse zgjat pak apo shumë. Drerët dhe derrat e egër madje kërkohen nga njeriu në territoret ku jetojnë dhe vriten duke u qëlluar nga pas. Kurse, qentë i mbajnë putrat të hapura.

Qenve mund t’u ketë kushtuar disa mijëra vjet evolucion shikimi servil që kanë mësuar të hedhin, i cili i bën shumë njerëz që të shkrihen nga qejfi. Njerëzit kujdesen për parazitët me përkushtim duke i mbajtur me ushqim dhe banim, duke u hequr madje jashtëqitjen me qese plastike. 1,4 miliardë euro japin gjermanët çdo vit për ushqimin e qenve. Shumë pak qenë punojnë për të nxjerrë bukën, si për shembull si shoqërues në gjueti apo roje.

Por nuk mjafton me kaq, siç tregon një ekip studiuesish të mbledhur rreth biologes Jim McGetrick, e cila studion mënyrat e të sjellurit në Institutin e etnologjisë, Konrad Lorenz, në Vjenë.

Në numrin e fundit të revistës së njohur shkencore Plos One, ajo përshkruan në mënyrë të detajuar në 33 faqe për eksperimentet e reja, të verifikuara statistikisht, rezultatet e të cilave përmblidhen vetëm në një fjali: qentë janë mosmirënjohës.

Ky është përfundimi i arritur nga eksperimenti, gjatë të cilit njerëzit pjesëmarrës shtypin butonin e një shpërndarësi ushqimi, për t’u dhënë qenve ushqimin. Më pas kafshëve u krijohet mundësia që t’u shprehin njerëzve mirënjohjen duke vepruar në të njëjtën mënyrë.

Por çfarë ndodh? Asnjë nga 20 qentë e racës Border Collies, qenve malorë Berner ose Golden Retriever nuk e luajti putrën në laborator. Për të marrë po, për të dhënë jo. Gjë që nuk ndryshon as kur midis dy provave kafshës dhe njeriut i jepet mundësia e ndërveprimit: Qentë thjesht i pranojnë përkëdheljet.

Jo, qeni nuk është miku më i mirë i njeriut, ai vetëm bën sikur. Atij nuk i kushton asgjë që të shohë me dashuri dhe të përulet. Por nëse i duhet të luftojë për një gjë më të shtrenjtë, për ushqimin, atëherë dashamirësia merr fund. /DW

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook