Gatime
Dieta mesdhetare, recetat ideale për të nisur këtë regjim ushqimor
E konsideruar si një prej dietave më të shëndetshme në botë, mënyra mesdhetare e të ushqyerit shmang ushqimet e konservuara dhe mishin e kuq, duke u përqendruar te frutat dhe perimet e freskëta, arrorët dhe farat, gruri dhe vaji i ullirit.
Mëngjesi: Drithëra me kos, fruta dhe mjaltë. Ata me shije më të rafinuar, kosit mund t’i shtojnë kardamom, vanilje, hurma arabie dhe fistika.
Dreka: Sallatë me bazë drithërat apo bishtajoret, sepse ndihmon në parandalimin e rritjes së sheqerit në gjak, ndërkohë që i jep energji trurit tuaj për të përballuar ditën. Frenon urinë në orët e mbrëmjes dhe të natës. Receta me grurë, qepë të kuqe, kunguj, bajame ose fara kungulli, shegë, djathë të bardhë dhe uthull molle, është idealja.
Vakte të ndërmjetme: Studimet tregojnë se pak njerëz hanë mjaftueshëm arra ose lajthi, të cilat janë zgjedhje ideale. Megjithatë, duhet bërë kujdes me racionet. Një pjatë me za’atar, një recetë e Lindjes së Mesme, me bajame të pjekura, rozmarinë, trumzë, rigon, kripë dhe vaj ulliri, është perfekte.
Darka: Nëse mishi konsumohet rrallë në dietën mesdhetare, peshku dhe frutat e detit preferohet të konsumohen dy herë në javë. Receta me salmon, rrush të kuq të pjekur, spec të kuq, spec jeshil, qepë të kuqe, lëng limoni dhe koriandër është një sugjerim perfekt.
Ëmbëlsira: Bakllavaja, tiramisuja, kanolit, akullorja apo delikatesa të tjera janë vetëm për raste të veçanta. Këshillohet ngrënia e frutave të freskëta, si një tas me luleshtrydhe i shoqëruar më tërshërë dhe “ricotta”.