Lidhu me ne

Gatime

Çfarë ka brenda mishit të sufllaqeve? Të vërtetat e cilësisë dhe sigurisë

Sufllaqet janë një ushqim i shpejtë mjaft popullor në Shqipëri i huazuar nga Greqia dhe Turqia. Mishi shërbehet me pite, sallatë, patate të skuqura dhe salca të ndryshme. Në dukje, kjo pjatë është për të lëpirë gishtat. Në të vërtetë, a do ta dini çfarë ka brenda në mishin që po hani?

Shumë njerëz besojnë se shtresat e puthitura të mishit të përpunuar janë me të vërtetë prej mishit të pulës, viçit ose derrit dhe të pasuruar me erëza nga më të ndryshmet.

Në teori, mishi për përgatitjen e donerit duhet të jetë prej pule, viçi, qengji ose derri. Por, janë pikërisht erëzat dhe salcat që e maskojnë mjaft mirë përmbajtjen e vërtetë të donerit.

Në rastin e donerit të pulës, është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh nëse mishi është i importuar ose vendas.

Kjo pikërisht në këtë kohë kur e gjithë bota ashtu si edhe Shqipëria është tronditur nga lajmet e importit të mishit të kalbur apo me salmonelë nga Brazili.

Çfarë ka brenda mishit të sufllaqeve

Në 15% të rasteve mishi i reklamuar si pule, përmbante edhe mish viçi.

Në raste të tjera, doneri i mishit të viçit përmbante edhe mish derri.

Nga pikëpamja shëndetësore, ajo që duhet të dini është se doneri nuk përgatitet nga copa të mirëfillta mishi pa dhjamë.

Përkundrazi, shumica e donerëve që shihni në treg përgatiten nga mbetjet e mishit të viçit, derrit, pulës siç janë, këmbët, veshët, gjuha, bishti dhe mbetje të tjera të pazakonta që kasapët duhet t’i hedhin në plehra.

Gjatë prodhimit, mishi ose pjesë të tij përpunohen me erëza dhe shtypen duke marrë një formë cilindrike

Gjë që e bën të pamundur përcaktimin e prejardhjes së vërtetë të mishit, ose vërtetësinë e pretendimit të shitësve dhe prodhuesve.

E si të mos mjaftonte kjo, prodhuesit e donerit kanë shumë mangësi në shpjegimin e përbërësve dhe përqindjeve të duhura në produktet që ata shesin.

Cilësia dhe siguria

Donerët në të vërtetë kanë një përmbajtje shumë të lartë kripe dhe dhjami, që e bën masën shtazore më të lëngshme. Një porcion me doner përmban 14.7 gramë kripë, më shumë se dyfishin e sasisë së lejuar ditore të kripës që është 6 gramë.

Niveli i yndyrës është gjithashtu shqetësues: 117.2 gramë yndyrë. Ndërkohë që doza ditore e lejuar për meshkujt është 95 gramë dhe për femrat 70 gramë. Kjo sasi është e barabartë me një shishe 750 ml me vaj vegjetal. Cilësia e këtij të fundit është për t’u diskutuar.

Nga ana tjetër, kur vjen puna te servirja e donerit, masa cilindrike zhvishet dalëngadalë ndërkohë që mishi rrotullohet dhe piqet.

Në shumë dyqane ku xhiroja nuk është shumë e madhe, një doner i plotë nuk shitet brenda ditës. Kjo do të thotë se ai paketohet, ruhet në frigorifer, në rastin më të mir.

Ose vendoset të piqet sërish të nesërmen ose të pasnesërmen në varësi të shitjeve.

Pra, i njëjti mish, ngrohet dhe ftohet çdo ditë deri në copën e fundit.

Për fat të keq, pavarësisht studimeve dhe vëzhgimeve është krejt e pamundur të dish plotësisht se çfarë përmban me të vërtetë ai ‘mal’ mishi në cilindër.

Fakte ushqimore

Një racion me doner përmban 175 kalori, 11.5 yndyrna, 60 mg kolesterol, 265 mg kripë. Po ashtu përmban 2 gramë karbohidrate, 0.5 gramë fibër, 0.5 gramë sheqer dhe 16 gramë proteina.

Nëse njeriut i nevojiten normalisht 2,000 kalori në ditë.

Një racion me doner ofron 25% të dozës së lejuar ditore të yndyrnave të ngopura, 20 për qind të kolesterolit, 10 për qind të kripës dhe 30 përqind të proteinave.

Është e qartë që doneri nuk është zgjidhja ideale për një shëndet të mirë, por si gjithmonë, kjo mbetet në dorën e konsumatorit. Është ai që mban frerët e shëndetit të vet./AW/

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia – Ushqimet që ju Duhen

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të anemisë. Ajo ndodh për shkak se organet jetësore nuk marrin mjaftueshëm...

Mix7 orë më herët

Mosha normale kur fëmija fillon të flasë, këto janë rastet kur duhet të shqetesoheni

Bëhet fjalë për dembelizëm apo kemi të bëjmë me një problem në zhvillimin e fëmijës? Kjo është pyetja që prindërit...

Mix8 orë më herët

5 arsye të forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit!

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej...

Letersi11 orë më herët

“Ç’ke në xhep, t’i marrin hop; ç’ke në tru, s’ti marrin dot”, 40 fjalë të urta shqiptare

Dy burra mund ta prishin kuvendin: njëri që di dhe nuk flet dhe tjetri që s’di dhe flet. Nuk sheh...

Kioske11 orë më herët

Në këtë vend Arroganca është sport kombëtar

Lutfi Dervishi  Është një vend Ku njerëzit janë: Arrogant në ecje Arrogant në sjellje Arrogant në komunikim Arrogant në vjedhje...

Radar11 orë më herët

Po kur te “arrestohen” të gjithë?

Lutfi Dervishi  Po kur te “arrestohen” të gjithë? Një sqarim për portalet që arrestuan sot një aktor Policia të ndalon...

Mix13 orë më herët

Seks për herë të parë? Ja çfarë duhet të dish!

Nëse po mendon të bësh seks për herë të parë, është krejtësisht normale të ndihesh pak nervoz/e, por edhe i/e...

Mix13 orë më herët

Çfarë thoshte dikur Parashqevi Simaku për ish burrin, Robertin, mbiemrin e të cilit e mban akoma

Në historinë e ditëve të fundit të Parashqevi Simakut ka dalë në skenë edhe ish bashkëshorti i saj amerikan që...

Mix13 orë më herët

Google zbulon termat më të kërkuar për vitin 2024

Sipas raportit të Vitit nga Google, bota po shfletonte në internet për lajme rreth zgjedhjeve në SHBA, versionet më të...

Kryesore14 orë më herët

Berisha: Në rikthimin e tretë timin mundësojmë vajtjen pa viza në SHBA e anëtarësim në BE

Kreu i PD-së Berisha ka premtuar se nën qeverisjen e tij do mundësohet vajtja pa viza në SHBA si dhe...

Facebook