Lidhu me ne

Aktualitet

Koronavirusi/ Alimehmeti: Imuniteti natyror mëse i mjaftueshëm, kush nuk e ka kaluar virusin të vaksinohet

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti, në një intervistë në Tv Klan, është shprehur se suksesi për të mposhtur virusin Covid-19, është imuniteti natyror dhe vaksinimi.

Sipas tij, kushdo që ka kaluar Covidin ka një imunitet natyror, që sipas tij, kjo mbrojtje është mëse e mjaftueshme.

Alimehmeti thotë se ai vetë personalisht e ka kaluar Covidin, por është vaksinuar për shkak të detyrës.

Ndërsa për personat të cilët nuk kanë kaluar këtë virus dhe për grupet vurnerabël, vaksinimi është i domosdoshëm dhe duhet të aplikohet me patjetër.

Mirela Milori: Sa ndihmon vaksinimi?

Ilir Alimehmeti: Patjetër shumë. Dy çelësa ka këtu. Njëri çelës është kush e ka kaluar në mënyrë natyrore dhe tjetri çelës është vaksinimi. Për vaksinimin ne e dimë fiks se sa persona e kanë bërë dhe mund të flasim me përqindje. Kurse për sa e kanë kaluar nuk e dimë dhe si rrjedhojë nuk flasim dot me përqindje. Por për ç’ka dimë të sigurtë është që është një imunitet më i gjatë dhe më i fortë. Plus kësaj kemi dhe shumë njerëz që dhe janë vaksinuar përtej që e kanë kaluar, kështu që kjo ndihmon në mënyrë absolute dhe kjo është arsyeja pse ne në Shqipëri shohim këto shifra.

Mirela Milori: Jeni vaksinuar ju?

Ilir Alimehmeti: Për shkak të detyrimit kam marrë dozën e parë, por në të kundërt unë mendoj që imuniteti natyror do të dilte më se i mjaftueshëm.

Mirela Milori: Në qoftë se nuk do të ishit mjek nuk do të ishit vaksinuar?

Ilir Alimehmeti: Jo, jo. Këshilla është ajo sepse po ta shikojmë ne me çdo lloj virusi në momentin që ka kaluar në mënyrë natyrore, trupi e ka njohur virusin, më pas nuk ka qenë ndonjëherë nevoja për vaksinë. Patjetër edhe ky virus tek kjo rrugë do shkojë, thjesht do na duhet çik më tepër kohë që të bindemi për këtë.

Mirela Milori: Masa më efikase për ju? Vaksinimi? Distancimi? Masat mbrojtëse cilat janë?

Ilir Alimehmeti: Janë bashkë se po ta shikojmë, vaksinimi mbrojtjen më të madhe e ka ndaj personit që merr vaksinat. Tek ata persona që nuk e kanë kaluar fare ose kanë një imunitet të dobët dhe s’kanë ngritur dot një përgjigje sa duhet ndaj infeksionit natyror, vaksina patjetër ndihmon ndaj rasteve të rënda.

Fatkeqësisht nuk është vaksinë neutralizuese, do të thotë që lejon infektimin e personit, si rrjedhojë lejon infektimin e të tjerëve prej këtij personi të vaksinuar, që nxjerr jashtë loje komplet strategjinë e Green Pass, sepse Green Pass për këtë është që të kemi një person përderisa është vaksinuar nuk infekton të tjerët. Kjo siguri nuk ekziston më dhe këtu duhet të punohet. Por vaksina sot me patjetër tek kush nuk e ka kaluar, sidomos tek grupet vurnerabël, në mënyrë absolute është vaksina.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook