Kioske
Folni pra, ju “burra” te PD-së, për figurën e Berishës se boll heshtët !
Arian STAROVA:
Tregojne per nje kuvend te dikurshem burrash, apo te Odave, sic quhej sipas tradites se malesive te veriut, ku nje burri te mencur i kishte rene ne sy se njeri prej tyre vetem degjonte.
Meqenese tradita e mencurise e vlereson shume edhe te degjuarit duke mos folur, pra heshtjen, ai kishte pritur me durim shume gjate qe ai pjestar i Odes te fliste per dicka.
Kur heshtja e tij u teprua duke rene ne kundershti me vete synimin e Odave qe thirreshin per t’u dhene zgjidhje halleve te ndryshme te krahines, atehere ai pa duruar me gjate i thote:
“Fol njehere edhe ti qe te marrim vesh se nuk ke gje per te thene”.Folni pra, ju “burra” te PD-se, per figuren e Berishes se boll heshtet !
Mos u beni me qesharake me “no-comment”-et tuaja !
Mbrojeni te verteten e Berishes se eshte e verteta juaj !
Sado gabime te kete bere ai, ia doli ta kryeje misionin jashtzakonisht te veshtire te sjelljes se demokracine ne Shqiperi dhe pertej ketij misioni !
Mbrojtja e tij eshte mbrojtja e vehtes tuaj dhe e se vertetes se Partise Demokratike.
Dhe argumentet i keni pafund !Heshtja do te ishte braktisje e misionit tuaj ne PD !