Lidhu me ne

Mix

Adoleshentët dhe prindërit / Pse fëmija juaj ka nevojë për ju ?

Pse adoleshenca është mosha e rrezikut? - Portali Shkollor

Adoleshentët dhe marrëdhëniet e tyre me familjen

Adoleshentët kanë nevojë për dashuri dhe mbështetje nga prindërit në një kohë kur shumë gjëra të tjera në jetën e tyre po ndryshojnë. Ju mund ta mbani marrëdhënien me fëmijën tuaj adoleshent të fortë përmes aktiviteteve të zakonshme dhe të përditshme.

Adoleshentët dhe prindërit: faktet: Shumë njerëz mendojnë se familjet bëhen më pak të rëndësishme për fëmijët, teksa kalojnë në vitet e adoleshencës. Por në fakt fëmija juaj (tashmë adoleshent) ka nevojë për familjen dhe mbështetja që ajo i ofron ka edhe më shumë rëndësi se sa kur fëmija ishte më i/e vogël. Është e vërtetë që marrëdhëniet familjare ndryshojnë gjatë adoleshencës. Kur fëmija juaj ishte më i/e vogël, roli juaj ishte ta ushqente dhe ta udhëzonte. Tani mund të shohësh që marrëdhënia me fëmijën tënd po bëhet më e barabartë.

Shumica e të rinjve dhe familjeve të tyre kanë disa ulje dhe ngritje gjatë këtyre viteve, por gjërat zakonisht përmirësohen nga adoleshenca e vonë kur fëmijët bëhen më të pjekur. Marrëdhëniet familjare kanë tendencë të qëndrojnë të forta.

Për adoleshentët, prindërit dhe familja e tyre janë një burim kujdesi dhe mbështetje emocionale. Familjet u japin adoleshentëve ndihmë praktike, financiare dhe materiale. Madje një pjesë e adoleshentëve ende duan të kalojnë kohë me familjet e tyre, duke ndarë idetë dhe duke u argëtuar.

Është normale që adoleshentët të jenë me humor të ndryshueshëm ose të duken jo komunikues, por ata ende kanë nevojë për ju. Fëmija juaj ende dëshiron që ju të përfshiheni në jetën e saj/tij, edhe pse herë pas here qëndrimi, sjellja ose gjuha e trupit mund të duket sikur nuk e duan.

Pse fëmija juaj ka nevojë për ju: Adoleshenca mund të jetë një kohë e vështirë – fëmija juaj po kalon ndryshime të shpejta fizike dhe emocionale. Të rinjtë nuk janë gjithmonë të sigurt se ku mund dhe si të përshtaten, dhe ata janë ende në përpjekje ta përpunojnë veten e tyre. Adoleshentët gjithashtu kanë nevojë për mbështetje pasi është edhe koha kur moshatarët influencojnë marrëdhëniet.

Mbështetja e njëri-tjetrit mund të jetë jetike për të kapërcyer këto sfida.

Gjatë kësaj kohe familja juaj mund të jetë një bazë e sigurt emocionale, ku fëmija juaj të ndihet i dëshiruar dhe i pranuar, pavarësisht se çfarë po ndodh gjatë gjithë jetës së tij/saj. Familja juaj mund të ndërtojë dhe mbështesë besimin, vetë-besimin, optimizmin dhe identitetin e fëmijës suaj.

Kur familja juaj përcakton rregullat, kufijtë dhe standardet e sjelljes, ju i jepni fëmijës tuaj një ndjenjë të qëndrueshmërisë dhe parashikueshmërisë. Dhe e besoni apo jo, por përvojat dhe njohuritë e jetës tuaj mund të jenë me të vërtetë të dobishme për fëmijën tuaj.

Marrëdhëniet mbështetëse dhe të ngushta familjare mund të zvogëlojnë sjelljen e rrezikshme gjatë periudhës së adoleshencës, siç janë alkooli dhe përdorimi i drogave të tjera, si dhe probleme të tilla si depresioni. Marëdhëniet e adoleshentit me familjen gjithashtu mund të rrisin ndjenjat dhe dëshirën e tij/saj lidhur me shkollën.

Marrëdhëniet e forta familjare mund të kërkojnë punë dhe rrugë të gjatë për të arritur në një të rritur të përshtatur mirë, të kujdesshëm dhe të dashur.

Këshilla pozitive mbi ndërtimin e marrëdhënies familjare

Gjërat e zakonshme, e të përditshme që bëjmë së bashku në familje, mund të ndihmojnë në mbështetjen dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta me adoleshentët.

Më poshtë janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj:

• Konsumimi i vakteve të rregullta familjare janë një shans i madh për të gjithë anëtarët e familjes të bisedojnë rreth ditës së tyre, ose për gjëra interesante që po ndodhin ose që do të ndodhin. Gjithashtu, shumë familje vlerësojnë se ushqimi është më i këndshëm dhe kur TV është lënë mënjanë!

• Përpiquni të planifikoni kohë për t’u zbavitur me familjen – të gjithë ju mund të zgjidhni aktivitete të ndryshme. Një ditë pushimi relaksuese në fundjavë së bashku si një familje mund të ndërtojnë gjithashtu edhe marrëdhënien e ngushtë.

  • Kalimi i kohës vetëm për vetëm me fëmijën tuaj adoleshent ju jep mundësinë të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit. Mund të jetë gjithashtu një shans për të ndarë mendimet dhe ndjenjat. Nëse mundeni, përpiquni të gjeni mundësitë që secili prind të ketë kohë me fëmijën tuaj.
  • Festoni arritjet e fëmijës tuaj, ndani zhgënjimet e tij dhe tregoni interes në dëshirat e tij/saj. Ju nuk do ju duhet të shpenzoni shumë kohëpër këtë – nganjëherë është vetëm çështja për të parë fëmijën tuaj kur të luajë sport ose muzikë, ose duke e çuar atë në aktivitete jashtëshkollore.
  • Traditat, rutinat dhe ritualet familjare mund t’ju ndihmojnë ju dhe fëmijën tuaj për të lënë mënjanë monotoninë e zakonshme të ditëve. Për shembull, mund të keni një natë të filmit së bashku, një vakt të preferuar ose seancë gatimi në një natë të vecantë, një lojë familjare pasditeve ose në një mbrëmje të ecin së bashku.
  • Dakordësia mbi përgjegjësitë familjare u japin fëmijëve të të gjitha moshave ndjenjën se po japin një kontribut të rëndësishëm në jetën familjare. Këto mund të jenë gjëra të tilla si punët, pazaret ose ndihma e anëtarëve të moshuar ose më të rinj të familjes.
  • Kufijtë dhe pasojat iu japin adoleshentëve një ndjenjë sigurie, strukturimi dhe parashikueshmërie. Rregullat e miratuara ndihmojnë fëmijën tuaj të dijë se cilat standarde zbatohen në familjen tuaj dhe çfarë do të ndodhë nëse ajo/ai i kalon kufijtë.
  • Të ketë takime/biseda familjare për të zgjidhur problemet. Këto i japin të gjithë anëtarëve të familjes një shans për t’u dëgjuar dhe për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes.

Burimi: Healthy Families BC

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook