Kryesore
PD përjashton LSI nga çdo lloj përfaqësimi, nisin sulmet e para
PD e ka përjashtuar LSI nga çdo lloj përfaqësimi. Siç duket, PD dhe LSI nuk do të kenë asnjë lidhje me njëra-tjetrën në Parlamentin e ri.
Këshilli Kombëtar i PD votoi dje për kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare, dhe sipas dokumentit, PD ka vendosur që të drejtojë vetë komisionet që do i japë mazhoranca. Aty ku drejtues do jenë deputetët e PS, nënkryetarët do të jenë po nga PD.
Sapo kanë nisur dhe sulmet e para nga ana e LSI. Petrit Vasili ka bërë një status në rrjetet sociale, ku flet për opozitë false, duke goditur në këtë mënyrë demokratët.
https://www.facebook.com/petritvasil/posts/395371778613752
Një pjesë e statusit të Vasilit:
“Parlamenti fillon vetem e vetem nga 25 prilli, qe eshte kryekrimi i Rilindjes!
Parlamenti fillon vetem e vetem me 25 prillin.
Pa zgjidhur e perballur 25 prillin dhe masakren zgjedhore çdo gje tjeter ne parlament do te jete vetem farse dhe riciklim i kompromiseve, qe vijne ere te qelbur dhe qe komisionohen nga oligarket.
Tashme shkaterrimi i zgjedhjeve te 25 prillit eshte fakt i provuar katerciperisht.
Ky shkaterrim ka prodhuar nje pushtet kuisling ilegjitim, kunder vullnetit te popullit duke grabitur e rrembyer voten ne menyre mafioze
25 prilli eshte kryekrimi i rilindjes dhe asnje inskenim me regji per te devijuar vemendjen nuk e shpeton dot ate!”, shkruan ai.
Edhe këshilltari i presidentit Meta, Ilir Kulla, përmes një statusi në rrjetet sociale ironizon PD për largimin e Bujar Nishanit.
https://www.facebook.com/ilir.kulla.9/posts/10223623516789284
Sa te ngjashem jane rilindasit te djathte dhe te majte; ata shkarkuan Presidentin sipas menyres se tyre ne fillim te qershorit, keta shkarkuan Presidentin e tyre (Nishanin) ne fund te gushtit!