Kryesore
Jo këmbanë alarmi, por bombë!
Prifti katolik, Gjergj Meta ka komentuar lajmin se profesor Mynyr Koni u kërcënua për kandidaturën e tij si rektor në Universitetin e Tiranës. Prifti e quan këtë një bombë dhe epilogun më të keq të një epoke.
“Premisa 1: Unë nuk besoj që një kandidat për rektor universiteti të jetë kërcënuar që të heqë dorë nga kandidimi.
Premisa 2: Në rastin hipotetik të vërtetësisë së këtij lajmi, kjo nuk është një këmbanë alarmi, por një bombë dhe epilogu më i keq i një epoke…
Përfundimi1: …që duhet të ikë njëherë e përgjithmonë..
Përfundimi 2: …ose prologu i ikjes nga ky vend…
Post Scriptum: të ndjekim vazhdimin …”, shkruan ai.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu