Mix
Adelina Tahiri për operacionet plastike: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje përveç buzëve
Këngëtarja shqiptare nga Shkupi, Adelina Tahiri është gjithmonë është akuzuar për operacione plastike dhe ndërhyrje, ndaj një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhet është pikërisht kjo.
Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një bisedë virtuale me fansat e saj përmes Instagramit dhe u ka dhënë shumë përgjigje fansave të saj, të cilët në mesin e shumë kureshtjeve që kanë pasur, e kanë pyetur dhe për operacionet plastike.
Njëri nga ndjekësit e pyeti: “A ke bërë ndërhyrje në trup ose fytyrë?”
Adelina është përgjigjur duke thënë: “Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë”.
Më tej ajo shpjegoi se nuk ka nevojë për ndërhyrje të tjera, për shkak se ne shqiptarët kemi gjene shumë të bukura dhe se mamaja e saj po ashtu është e bukur.