Lidhu me ne

Gatime

Vetitë e pabesueshme të panxharit. 8 arsye pse s’duhet ta ndani nga tryeza!

Vetitë e pabesueshme të panxharit. 8 arsye pse s’duhet ta ndani

Panxhari i kuq është një nga perimet më të mira shqiptare dhe kultivohet gjerësisht në vendin tonë. I pasur me antioksidantë, është një ndër produktet që nuk duhet t’i mungojë tryezës suaj. 8 arsye kryesore, pse duhet të konsumoni panxhar, na i tregon Anila Kalleshi.

– Ka veti antiinflamatore. Përbërësit që gjenden tek panxhari kanë treguar se luajnë një funksion të rëndësishëm për sëmundjet inflamatore.

– Eshtë i pasur me antioksidantë. Panxhari përmban plot antioksidantë të tillë si betakaroten, vitaminë C dhe mangan. Këto antioksidantë kanë funksion për të mbrojtur trupin nga efektet e stresit oksidativ, i cili mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar duke shmangur sëmundjet.

– Ndihmon shëndetin e trurit: Ka patur disa studime të vazhdueshme të profilit të lartë që tregojnë se konsumi i lëngut të panxharit mund të ulë presionin e gjakut, lëngu i panxharit, gjithashtu rrit përfusionin apo rrjedhjen e gjakut, në tru!

Vetitë e pabesueshme të panxharit. 8 arsye pse s’duhet ta ndani

– Janë të rëndësishme për detoksifikimin e trupit. Pigmentet që i japin ngjyrën panxharit të sheqerit janë pikërisht edhe pigmentet të cilat luajnë një rol tepër të rendësishme në promovimin e shëndetit optimal. Ato punojnë si antioksidantë ose agjentë antiinflamator. Kështu ndihmojnë trupin duke neutralizuar toksina dhe duke ndihmuar në procesin natyror të qelizës, detoksifikimin.

– Janë burim i madhi i folateve, ndryshe acidi folik, qe ështe një nga tetë vitaminat e grupit B dhe ështe e nevojshme për formimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut në palcen e eshtrave, konvertimin e karbohidrateve në energji dhe prodhimi i ADN-së dhe ARN. Folate ështe gjithashtu thelbësore për të ulur rrezikun e sěmundjeve të zemrës dhe goditjet në tru. Një filxhan panxhar permban 148 mcg folate!

– Ul presionin e gjakut- nitratet janë një përbërës i veçantë në panxhar, që ulin presionin e gjakut dhe mund të ndihmojnë për të luftuar semundjet e zemrës.

– Mund të luftoje kancerin për shkak të nivelit të lartë të antioksidanteve dhe anti inflamatore, nuk ështě çudi që panxhari i sheqerit të jetë i dobishëm në uljen e rrezikut të shumë llojeve të kancerit.

– Përmban vitaminën C

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook