Lidhu me ne

Sport

Flet Mbappe: Të bëhesh më i mirë se Messi e Ronaldo shkon përtej egos

Në ditët më vendimtare për të ardhmen e tij, atëherë kur i është dashur të hedhë poshtë ofertën e PSG-së për rinovimin e kontratës, Kylian Mbappe është shfaqur në kopertinën e revistës “Esquire”, ku nëpërmjet një interviste të gjatë analizon karrierën e tij, flet për marrëdhënien me Neymarin apo për krahasimin mes Messit dhe Ronaldos.

Mbappé, me shpirt trajneri: “Që në moshë shumë të re isha gjithmonë në dhomat e zhveshjes, duke dëgjuar biseda taktike dhe këndvështrime të ndryshme, sepse futbolli përbëhet nga këndvështrime të ndryshme. Kam mësuar të jem tolerant dhe mendoj se më ndihmoi. Mendoj se kam dhunti për ta bërë këtë rol. Në futboll kjo ndihmon, sepse kur je lojtar, në përgjithësi mendon vetëm për veten, karrierën tënde, por unë mund ta kuptoj, për shembull, kur diçka por shqetëson një shok skuadre dhe unë mund ta qetësoj atë.

Vizioni për futbollin: “Një ekip futbolli nuk është një grup shokësh. Ashtu si një bukëpjekës që nuk shkon mirë me të gjithë furrtarët. Nuk është e thënë se duhet të darkosh me shokët e skuadrës çdo natë për të fituar.”

Takimi me Neymar pas fitores së Kupës së Botës: “I thashë: “Nuk do të zë vendin tënd. Do të jem kandidat për Topin e Artë këtë vit, sepse ti nuk do të jesh, por të premtoj se nuk dua të zë vendin tënd “.

Ndeshja kundër Barçës në Camp Nou: “Ishte më e mirë në karrierën time, sepse ishte e plotë. Ndihmova ekipin tim në sulm dhe në mbrojtje. Fitova 90% të dueleve të mia, nëse statistikat janë të sakta. Në të gjithë ndeshjen, nuk kishte një moment ku të mos ndihesha i përfshirë.”

La Ligue 1: “Franca nuk është kampionati më i mirë në botë, por gjithmonë kam ndjerë përgjegjësinë, si një lojtar emblematik, për të ndihmuar ligën të rritet”.

Krenaria: “Pak vetë ndryshojnë pozicionet si unë. Më parë kishte numrin nëntë ose shtatë. Kam luajtur para, në të majtë dhe në të djathtë. Me gjithë përulësinë, nuk mendoj se të gjithë janë të aftë të ndryshojnë pozicion çdo vit dhe të kenë performancë të shkëlqyer, në nivelin më të lartë. Kjo nuk ra nga qielli.”

Debutimi në Kombëtare: “Lojtarët e mëdhenj nuk duan që t’u merrni vendin. Kjo është ajo që i bën lojtarë të mëdhenj. Dhe mbi të gjitha ata nuk duan t’jua lirojnë vendin edhe nëse mbërrin me etiketën “lojtar i madh i së ardhmes”.

A është Mbappé një “yll”?: “Unë mendoj kështu. Nëse fytyra jote është kudo në qytet, kudo në botë, kjo është e sigurt. Të jesh “yll”, është një status, por nuk më bën një person më të mirë se të tjerët”.

Diferenca me Neymarin: “Në Brazil janë më festivë, në Francë më seriozë. Këtu nuk të shohin me sy të mirë kur tregon pasionet e tua. Njerëzit do të mendojnë se PSG po neglizhon, sepse ti luan poker. Mendoj se Neymar ka filluar ta kuptojë. Në fillim ishte e vështirë për të, sepse e përjetoi si një ofendim. Kur mbërriti, i vendosën fytyrën në Kullën Eifel, gjashtë muaj më vonë i kërkuan llogari pse luan poker. Në Francë, njerëzit e dinë se çfarë ke, por ata nuk kanë nevojë ta shohin. Ata thjesht duan t’ju shohin duke luajtur në futboll, duke buzëqeshur “.

Krahasimi mes Messit dhe Ronaldos: “E gjithë bota e di. Nëse i thua vetes do të bëhesh më i mirë se ata, kjo shkon përtej egos ose vendosmërisë: është mungesë ndërgjegjeje. Ata janë të pakrahasueshëm, kanë thyer të gjitha ligjet dhe statistikat. Ata kanë kaluar 10 apo 15 vite të jashtëzakonshme. Gjithmonë tenton ta krahasosh veten me më të mirët në sportin tënd. Mendoj se lojtarët e tjerë po më shikojnë, kjo i shtyn futbollistët të ngrenë nivelin e lojës së tyre, ashtu si Messi nxiti Ronaldon edhe Ronaldo nxiti Messin”.

Krahasimi me Haaland: “Është viti i tij i dytë, ne tani po e njohim. Është fillimi për të. Jam i lumtur për atë që po bën.”

Rivalët: “Ka mjaft plane anti-Kylian në çdo ndeshje. Kjo do të thotë që më kanë njohur si një lojtar të madh. Duhet të kem disa plane, variante, për të shkuar te goli. Kjo më pëlqen kjo, sepse i dua sfidat.”

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar3 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix3 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix3 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore5 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Facebook