Kryesore
“Muaji i shëndetit dhe lumturisë”
Njerëzit në Turkmenistan janë detyruar të kryejnë ushtrime fizike, si pjesë e një fushate të gjerë e cila promovon jetën e shëndetshme.
Zyrtarë të shtetit, punëtorë dhe studentë po marrin pjesë në një rutinë ditore fiskulture dhe gjithashtu po u kërkohet të ndjekin aktivitete sportive. Aktivitetet variojnë nga vrapimi i lehtë deri tek ecja me biçikletë apo garat me kuaj. Televizioni shtetëror ka nisur të transmetojë pamje të punonjësve të administratës teksa ushtrohen jashtë zyrave të tyre. Duhet thënë se media në vend kontrollohet dhe është kthyer në një monopol qeveritar.
Ky është “Muaji i shëndetit dhe lumturisë”, i cili mbahet çdo vit me urdhër të presidentit Gurbanguly Berdimuhamedov. Qëllimi është që shtetasit të ruajnë një stil jetese produktiv dhe të shëndetshëm./BBC
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu