Kryesore
Ledion Liço imiton anglishten e Eneda Tarifës
Finalja e “The Voice of Albania” ka pasur një fillim aspak të zakontë mbrëmjen e së premtes. Një pjesë e madhe e publikut me siguri ka shtangur teksa ka parë Ledion Liçon që bisedonte me të ftuarin special Willy William dhe që mezi i vinin fjalët në anglisht. Por gjithçka është uptuar vetëm brenda pak minutave, kur moderatori ka thërritur: “O Dhurata, më ndihmo pak, si thuhet…”
Publiku ka shpërthyer menjëherë në të qeshura pasi menjëherë është kuptuar se Liço kishte bërë humor, duke vënë kështu në lojë këngëtaren Eneda Tarifa, e cila pak ditë më parë, u shndërrua në lajm pikërisht sepse anglishtja e saj, çaloi disi gjatë një interviste
Por, pak më vonë gjatë spektaklit, ndoshta për të shmangur keqkuptimet, Liço ka uruar Eneda Tarifën për pjesëmarrjen në Eurosong dhe ka shtuar se ajo nuk është aty pë të folur anglisht, por për të kënduar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu