Kryesore
“Ai ka tradhtuar besimin tonë”
Një helikopter policësh u përdor për të rigjetur portofolin e humbur të guvernatorit të Alabamës, dhe kjo gjë i kushtoi atij 4000 dollarë.
Robert Bentley në vitin 2014, teksa largohej nga shtëpia e tij e plazhit në Tuscaloosa, harroi portofolin. Më pas, ai u kërkoi njerëzve të tij të sigurisë që t’ja sillnin duke përdorur një helicopter. “Më duhej patjetër, pasi duhet të haja dhe të përdorja mjetet e mia të identifikimit. Kur ua kërkova të ma sillnin, nuk e dija se ç’rrugë do ndiqnin” ka thënë ai për të shpjeguar ngjarjen e cila u shkaktoi takspaguesve 4000 dollarët.
Ky veprim dhe një skandal seksual në të cilin ai është përfshirë ka nxitur kritikat dhe revoltimin e zyrrtarëve dhe popullit të Alabamës. “Ai ka tradhtuar besimin tonë” tha njëri prej tyre. Si duket, portofoli mund t’i kushtojë z.Bentley dorëheqjen, shumë shpejt./BBC
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu