Lidhu me ne

Sport

Cristiano Ronaldo dhe sekreti i fizikut të tij të jashtëzakonshëm.


Nga Ermal Spahiu

Të jesh sportist do të thotë të kesh disiplinë në mënyrën se si duhet të mirëmbash fizikun në kushtet më të mira. Shembuj të këtyre sportistëve profesionist kemi shumë në jetë, dhe disa kthehen instiktivisht në simbol inspirimi për të rinjtë, të cilët i shohin ata sportistë, një shembull të mirë për ta ndjekur.

I tillë është dhe Cristiano Ronaldo. Futbollisti i Juventus dhe i Portugalisë, shquhet për fizikun e tij të jashtëzakonshëm, që në startin e karrierës së tij. Ronaldo ka ditur si të ruajë disiplinën e tij dhe këtë përpiqet ta bëj në mënyrë konstante për të mos e humbur shkëlqimin e pretenduar.

Si e nis Cristiano një ditë të thjeshtë stërvitje?

Gjëja e parë, është nxehja e muskujve për të shmangur rreziqet e një dëmtimi. “Në stërvitje ne bëjmë disa xhiro jashtë fushe, ushtrime shtrirëse dhe ushtrime kardio,” shpjegon Ronaldo.

“Bëj të sigurt se po bën një ushtrim të ngjashëm në stërvitje, edhe nëse është vrapim në palestër, nxehje apo ecje me biçikletë.”

Kur është në palestër, ushtrimi i parë i Ronaldos është i ndarë mes stërvitjes kardiovaskulare-si vrapimi, vozitja dhe peshat.

“Miksoji,” këshillon Ronaldo, përveç mbajtjes së gjërave interesante, është e rëndësishme të siguroheni që të gjitha zonat e trupit të jenë në shënjestër dhe ushtrimet të përmirësojnë forcën dhe qëndrueshmërinë.

Në fushë, përqëndrimi është në stërvitje me intensitet të laetë që reflekton situatën e ndeshjes.

“Ne bëjmë shumë vrap në stërvitje dhe ato mund të përfshihen në stërvitjen tuaj nëse jeni në palestër apo jashtë,” thotë Ronaldo. “Përpiqu dhe shtoji ato në çdo ushtrim që bën.”

Sidoqoftë, stërvitjet nuk janë të kufizuara në kohën që kalon Ronaldo në objektet stërvitore. “Bëni ushtrime kudo që të keni mundësi,” shton ai.

“Mund të bësh ushtrime të muskujve të barkut në dhomën e gjumit, kur zgjohesh ose përpara se të shkosh në shtrat. Nëse e shndërron në rutinë do bëhet më e lehtë për tu bërë në zakon.”

Me çfarë vaktesh ushqehet Cristiano Ronaldo?

Nuk ka kuptim nëse ke një makinë të mirë dhe nuk e furnizon me karburantin e duhur.

Ronaldo e merr seriozisht dietën e tij. “Një ushtrim i mirë duhet të kombinohet me një dietë të mirë,” deklaron ai.

“Unë konsumoj dietë me proteina të larta, me shumë karbohidrate të plota, fruta dhe perime, dhe shmang ushqime me sheqer”.

Reprezentuesi i Portugalisë ka një dietolog personal i cili punon me të që në kohët tek Real Madrid, konsumon 6 vakte në ditë, ose një vakt çdo 3 në 4 orë.

Ai veçanërisht pëlqen peshkun, veçanërisht atë shpatë dhe karkalec. Pjata e tij e preferuar është bacalhhau a braz, një përzirje mes merlucit, qepëve, patateve të prera hollë dhe vezëve të fërguara.

Gjithashtu, ai konsumon shumë fruta dhe proteina pa yndyrë. Në restorante, Ronaldo thotë se shpesh porosit biftek dhe sallatë, dhe kurrë asgjë të ngrirë – gjithçka që ha është e freskët.

Për mëngjes, Ronaldo preferon djathin, proshutën, kosin me yndyrë të ulët bashkë me shumë fruta, si dhe tost me avokado.

“Hani rregullisht,” vazhdon Ronaldo. “Nëse stërviteni rregullisht, është e rëndësishme të mbani një nivel të lartë energjie për të furnizuar trupin për performancë më të mirë.

Unë ndonjëherë konsumoj mbi 6 vakte në ditë për të bërë të sigurt se kam mjaftueshëm energji për të performuar në çdo sesion në nivele të larta.”

Hidratimi është jetik, gjithashtu- “të pish ujë është kaq e rëndësishme”, konfirmon Ronaldo, por një nga sakrificat që ai bën për ta mbajtur trupin në kushtet më të mira është shmangia e alkolit dhe pijeve të gazuara.

Cristiano rikujtohet për momentin e heqjes së shisheve Coca Cola nga tryeza e konferencës në Europianin e 2020-tës, gjest që u rendit në ballinat kryesore mediatike. Thirrja e tij ishte e qartë: “Pini Ujë.”

Çfarë sekretesh të tjera ka Cristiano Ronaldo?

Jeta e shëndetshme nuk është diçka që Ronaldo i kushton disa orë çdo ditë – është një mënyrë jetese të cilës ai i përmbahet në çdo kohë.

Kjo nuk është vetëm një sfidë fizike, por edhe mendore. “Mësoni të stërvitni mendjen si dhe trupin tuaj,” thotë Ronaldo. “Forca mendore është po aq e rëndësishme sa forca fizike dhe do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja.

“Jini të disiplinuar. Të mbash veten të motivuar dhe t’i përmbahesh rutinës tënde është çelësi. Për mua, nuk ka vend për t’u lehtësuar, kështu që duhet të jem i rreptë.”

Ju mund të ndihmoni veten duke vendosur qëllime dhe duke punuar me një partner trajnimi, duke shtuar konkurrencën dhe shoqërinë në rutinën tuaj.

Kur ai nuk është duke ushtruar Ronaldo përpiqet të mbajë një mënyrë jetese të relaksuar, të qetë pavarësisht famës së tij masive dhe vëmendjes që ai komandon.

“Trajnimet dhe seancat fizike janë më të rëndësishmet, por të jetosh një mënyrë jetese të relaksuar të ndihmon të jesh më i miri që mund të jesh, fizikisht dhe mendërisht,” shpjegon Ronaldo.

“Unë e kaloj kohën time të lirë me familjen dhe miqtë, gjë që më mban të relaksuar dhe në një mendim pozitiv.”

Diçka unike në regjimin trupor të Ronaldos, është se ai nuk fle për 8 orë në ditë. Rrallë, ai zgjedh të bëjë pesë sy gjumë 90 minutësh në ditë.

Profesor Littlehales thotë në librin e tij “Fle: Miti i 8 orëve, fuqia e gjumit … dhe plani i ri për të rimbushur trupin dhe mendjen tuaj”: është më mirë që atletët të bëjnë pesë sy gjumë çdo ditë, të përbërë nga 90 minuta secila. në vend të një gjumi të plotë të natës.

Sipas Daily Mail, Ronaldo e merr seriozisht këtë këshillë të pushimit të detyruar.

MË TEPËR

Sport10 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix10 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix10 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix10 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix10 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix10 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix11 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix11 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix11 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix11 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook