Radar
Blendi Gonxhja fans i Goran Bregoviç, personalizon targë me emrin e këngëtarit serb: Artistët shërojnë!
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja nuk e fsheh simpatinë që ka për këngëtarin serb Goran Bregoviç.
Ai i ka personalizuar një targë me emrin e tij shoqëruar me një zemër në fund dhe foton e ka postuar në Instagram.
“Pjata mikpritëse shqiptare e kompozuar nga @retro.albania duke nderuar shfaqjen @goran_bregovic_official në Festën e Birrës Korça në 22 Gusht! Ballkani feston muzikën dhe artistët shërojnë, bashkojnë njerëzit! Ngjarjet kulturore ushqejnë dhe mbështesin shoqëritë pluraliste, miqësinë, paqen! GORAN BREGOVIÇ”, shkruan Gonxhja, për këngëtarin ardhja e të cilit ka ngjallur shumë polemika te shqiptarët.
“Festa e Birrës” në Korcë ka filluar me 18 gusht, kurse këngëtari Goran Bregoviç ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës në Korçë më 22 gusht.