Gigi dhe Bella, këpucët nga të cilat nuk ndahen dot motrat Hadid!
Ato që ndjekin Instagramin e kërkojnë frymëzim prej vajzave famshme, do ta kenë të vështirë të mos vënë re se cili është lloji i këpucëve i rikthyer me forcë në modë këtë vit. Gigi dhe Bella Hadid shfaqen kudo me to: bëhet fjalë për kambalet, të cilat i adhurojnë edhe në verë!
Kambalet kanë qenë mjaft të preferuara këtë sezon, por ato që mbajnë firmën e Dr. Martens, gjenden kudo në rrjetin social. Edhe pse të gjithë i njohin mirë, në 2021-shin këto këpucë erdhën me disa ndryshime, duke u përshtatur tashmë me cdo lloj veshjeje.