“Zgjerimi i BE ishte një gjë shumë e mirë. Ndoshta duhej të shiheshin pak më me kujdes detajet e procesit, por sot unë jam pro anëtarësimit të Shqipërisë. Në Ballkan do të shtohen vështirësitë nëse nuk ndërhyjmë në kohë. Miku im, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, na sjell gjithnjë në mendje se sa e rëndësishme është për ta të jenë pjesë e Evropës” Kryeministri italian Matteo Renzi ka kërkuar sërish që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Në një intervistë prej 100 minutash në televizionin “Rai 1” gjatë emisionit “Porta a Porta” të gazetarit Bruno Vespa, kryeministri italian u ndal tek zgjerimi i BE, duke theksuar se Evropa përbën një seri vlerash që kërkojnë bashkim, e jo përballje burokratësh.
Ai përmendi kryeministrin Edi Rama si personin që këmbëngul pareshtur që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe tha se do t’i pëlqente që Shqipëria të ishte anëtare e saj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu