Kryesore
Mero Bazes i duket vetja më i bukur, shprehet si racist me gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile i quan “afganët e parë”
Nga Av. Adriatik Lapaj
Dje u gëzova te martesa e shokut tim Rigertit që i uroj veç mirësi…
Siç e do tradita, shoqërisë së dhëndrit i lihet një tavolinë e përbashkët.
E ja aty u gjendëm e bëm foto të ndanim gëzimin e shokut tonë. Mero nuk i di këto se ka dekada që se fton më njeri kund.
Sot e gjej veten te gazetari Mero Baze si meme. Se çfarë lidhje ka gazetaria me këtë standard unë se di! Edhe drejtëshkrimin e ka ku thërret qameti, në 3 fjalë 5 gabime. Fatkeqësisht kjo është Shqipëria ende!
Z. Baze i uroj veç të mira në jetë. Ai është prind siç dhe unë kam prind. Besoj e kupton që as Meros si prind si pëlqen standardi i Meros si gazetar duke i rënë në qafë njerëzve pa motiv e arsye të ligjshme.
Z. Baze edhe para 1 jave shpifi ndaj meje te media e tij Tema. Unë angazhimin publik e kam parë si vlerë ndaj e mirëpres edhe sulmin e Meros. Gjykata aty është gjithësesi. Fundja Mero ky është. Ne nuk jemi taleban të sillemi me Meron si ai sillet me njerëzit. Këtë reagim e bëj për ta bërë të qartë se jemi 2 botë të ndryshme.
Mero të uroj jetë të gjatë dhe shëndet! Unë kurrë nuk do bëhem si ty, e ti kurrë nuk do bëhesh si unë. Unë me ty nuk merrem më. Ti me mua merru aq kohë sa kjo punë të ushqen. Gjithë të mirat!
Mero të fala shokut te rruga “Skënderbeu”!