Radar
Nuk ka fituar islami radikal kundër perëndimit, por Heroina. Talebanët janë narkotrafikantë
Edhe përgjatë kohës që në Kabul kishte një qeveri më të hapur për bashkëpunim me Amerikën, fushat e opiumit në provinca kontrolloheshin kryesisht nga talebanët. Saviano e cilëson trafikun e heroinës një biznes të ngjashëm me naftën për nga përfitimet dhe konsideron se me fitoren e talebanëve, tanimë Afganistani mund të konsiderohet zyrtarisht një “narkoshtet”.

Shkrimtari dhe opinionisti italian që merret kryesisht me çështje të kriminalistikës dhe mafias, Roberto Saviano në një artikull të publikuar ditën e sotme në “Corriere” shkruan se luftën në Afganistan nuk e ka fituar konservatorizmi islamik, por narkotrafiku.
Saviano shpjegon se rreth 90% e heroinës që tregtohet në glob prodhohet pikërisht në Afganistan dhe liderët talebanë janë ndër kultivuesit më të mëdhenj të kësaj substance që ka një treg multi-miliarda dollarësh në botë. Të ndërlidhur në një rrjet kriminal me grupa mafioze amerikano-jugore për transportimin dhe tregëtimin e heroinës, esencialisht Saviano tregon sesi talebanët financohen nga konsumatorët amerikanë të kësaj lëndë narkotike që është më e rrezikshme dhe krijon varësi më të lartë se substanca të tjera në tregun e jashtëligjshëm të drogërave.