Radar
Ashraf Gani paralajmëron rikthimin në Afganistan: Shpjegon arsyet e largimit dhe akuzat

Ish-Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani ka paralajmëruar se do të rikthehet në vendin e tij.
Në një transmetim të drejtëpërdrejtë në Facebook Ghani u shpreh se u detyrua të largohej në mënyrë që të parandalonte një fatkeqësi të madhe.
“Ajo që ndodhi 25 vjet më parë në Afganistan do të ndodhte përsëri. Ishte diçka që duhej shmangur, një zhvillim i turpshëm si ai. Dinjiteti i Afganistanit ishte i rëndësishëm për mua, dhe kjo duhej të sigurohej, kështu që më duhej të largohesha nga Afganistani…, në mënyrë që të sigurohesha që të parandalohej një fatkeqësi e madhe. Kur bëhet fjalë për udhëheqjen politike të talebanëve, ishte një dështim nga ana e tyre dhe një dështim nga ana jonë që negociatat çuan në asgjë, procesi i paqes duhet të çojë në përfundimin e luftës.
Aktualisht jam në Emiratet e Bashkuara Arabe në mënyrë që të shmangen fatkeqësitë. Unë jam në konsultim me të tjerët derisa të (mund) të kthehem në mënyrë që të mund të vazhdoj përpjekjet e mia për drejtësi për afganët.”
Ai ka hedhur poshtë pretendimet e ambasadorit afgan në Taxhikistan që e akuzoi se ishte larguar nga vendi me 169 milionë dollarë, duke deklaruar se ne valixhe kishte vetëm rrobat e tij.
Kujtojmë se Ghani braktisi vendin dhe postin e tij ditën e diel pasi talebanët mësynë në qytet.