Lidhu me ne

Radar

Temperatura tek fëmijët. Çfarë duhet të bëjmë nëse fëmija ka temperaturë?

Temperatura tek fëmijët

May be an image of child and text

Temperatura te fëmijët mund të jetë një ndër simptomat më të frikshme për prindërit, sidomos nëse temperatura është e lartë dhe fëmijët janë ende shumë të vegjël.

Temperatura nuk është një sëmundje – është një simptomë e një sëmundjeje. Ajo tregon se trupi është duke luftuar sëmundjen dhe se sistemi imunitar po funksionon.

Nëse fëmija juaj është me temperaturë, në shumicën e rasteve do të thotë se mund të “jetë ftohur” ose të ketë marrë një infeksion viral.

Edhe pse më rrallë, temperatura në fëmijë të vegjël mund të jetë si pasojë e penumonisë, infeksioneve urinare, infeksioneve të veshit ose infeksione më të rënda në gjak apo si pasojë e meningjitit.Shkaqe te tjera të temperaturës mund të jenë:- Vaksinimi.- Nxehja nga veshjet e tepërta ose qëndrimi i gjatë jashtë në një ditë të nxehtë.

Temperatura në fëmijë vërehet kur prekim ballin e tyre por edhe nëse fëmija nuk e ka ballin e nxehtë jo gjithmonë do të thotë se nuk ka temperaturë.Simptoma të tjera me të cilat mund të shoqërohet temperatura janë:- Pagjumësi- Mungesë oreksi- Mungesa e interesit në lojra- Fëmija nuk është aktiv ose mund të duket letargjik- Atake konvulsive

Çfarë duhet të bëjmë nëse fëmija ka temperaturë?Nëse fëmija juaj është nën 1 muaj dhe ka temperaturë, duhet të kontaktoni me mjekun menjëherë.

Për fëmijët më të rritur:- Bëni banjë me ujë të vakët – gjithmonë kontrolloni temperaturën e ujit ë para larjes së fëmijës.- Visheni fëmijën me më pak rroba.- Jepini fëmijës lëngje për të shmangur dehidratimin.

Mund t`i jepni qumësht gjiri, formulë, solucione elektrolitike ose ujë, në varësi të moshës së fëmijës. Flisni me mjekun për rekomandime më të zgjeruara.- Nëse fëmija është më i madh se 6 muaj dhe mjeku e rekomandon, mund t`i jepni fëmijës paracetamol ose ibuprofen.

Asnjëherë nuk duhet t`i jepni fëmijës Aspirin për uljen e temperaturës, për shkak të riskut të Sindormit të Rey-t. Po ashtu, në fëmijët nën 6 muaj nuk duhet t`i jepni fëmijës Ibuprofen.

May be an image of child
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport5 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix5 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix5 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix5 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix5 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix5 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix6 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix6 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix6 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix6 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook