Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria, vendi ku shërbimi të ofrohet si nder.

Koment nga Ardit Haxhija

Shqipëria në udhëkryq / Nga Ardit Haxhija – Podiumi Lajmet më të fundit në  Shqipëri

Shqipëria, vendi ku shërbimi të ofrohet si nder.


Fundjava e parë në Shqipëri, gati për të nisur pushimet. Dita e parë fillon me një kafe në mëngjes aty ku të shfaqet një fytyrë e ngrysur e plot mllef a thua se je ti fajtori i halleve të tij.

– Ca deshe djali? -Nje kafe dhe ujë të lutem. Ndërkohë pret gjithë siklet porosinë me shpresën që humori I kamarierit të jetë përmirësuar.

Dita vazhdon më tej në postë me disa shërbime pagesash, aty zonja e përqëndruar në telefonin e saj ndërkohë të bën me shenjë që është e zënë e duhet të pres sa të mbarojë. 

Nga aty te banka ku në hyrje qëndronte një zotëri me syze dielli, me varëse floriri dhe ore fosforishente. Kuptohej lehtë që po hyje në një vend leku. Nisem drejt sportelit ndërkohë më thërret zoteria, ooo djali ku po shkon, te sporteli i them. Pse ca te dukem une ty k’tu kot aaa, ca ruj une ktu.

Pasi marr numrin e pres në radhë 1 orë shkoj të ankohem për pritjen e gjatë. Djali mund të shkoni në një filial tjetër pasi këtu jemi me personel të reduktuar. Pasi më vjen radha ulem dhe shpjegoj arsyen e ardhjes në bankë, atë të marrjes së një kredie të vogël. Me dhjetra vërtetime, deklarata noteriale dhe asete të ndryshme qe kapnin vleren rreth 200 mije leke te vjetra shpenzime dokumentash, për të marrë një shumë që nuk i kalonte 15milion lekë të vjetra.

Ndërkohë në cilindo vend tjetër një kredi e tillë kërkon vërtetim page, kopje pasaporte, kopje residence si shtetas i huaj dhe shuma e marrë është 3-4 herë më e madhe. 

Dita vazhdon më tej me procesin e vaksinimit. Meqënëse vaksina Pfizer ka më pak efekte anësore dhe njihet jashtë territorit shqiptar, insistova për këtë.

-Jo mor djalë kjo është vetëm për të sëmurët kronikë. -Po ju thashë arsyet më parë, pse duhet të hiqem si i sëmurë kur nuk jam, pastaj kaq favor të madh po kerkoj??

-S’është ceshtje favori është cështje miku, po njohe dikë e bën direkt.

Ora kishte arritur pasditen. Nisem në shtëpi, pushoj pak e dal nga darka me shoqërinë. Nisemi drejt një lokali të njohur për të konsumuar darkën e për të kaluar disa orë me njerëz që të mungojnë. Te hyrja shfaqet menaxheri i cili fjalinë e parë ka, është familjar vllai.

-Përshëndetje, kërkojmë një tavoline për 4 persona. – Po është për familjarë pra, të shoqëruar me femra. Po ato tavolinat atje me djem, eee ato jane klientë të rregullt te lokalit e miq të pronarit, ca të thotë vllai.

Ikim në një vend tjetër ku pranonin dhe jo familjarë po dhe aty me njohje se ndryshe… Ndërkohë sheh që shërbimi ofrohet ndryshe për klientë të ndryshem. Personat publikë ose të njohur te lokalit trajtohen ndryshe nga personat e tjerë. Edhe pse paguhet njësoj prapë duhet të përfaqësosh dicka që të marrësh shërbim cilësor. Gjithsesi, të lumtur qe gjetem vend, kjo pjesë u konsiderua dytesore.Dita e dytë fillon me nisjen për në plazhet e jugut. Ndalesa e parë në Tepelenë tek uji i ftohtë. Ulemi për të ngrënë mëngjesin në nje lokal poshtë burimit të ujit. Porosisim për të ngrënë, ndërkohë vjen uji i burimit i futur në shishe qelqi të hapura. Në fund shohim në faturë 2 shishe uji nga 200 lek secila.

– I them më fal po uji pse është në faturë? Po sepse uji paguhet këndej nga anët tona. E para nuk porosita ujë, e dyta uji është i hapur dhe i mbushur nga burimi publik, e treta ne për këtë burim u ulëm këtu. Po ujë burimi pra, ndaj duhet ta paguash dhe më shtrenjtë biles, se po e pi direkt në burimi. 

Arrijmë diku nga dreka në Dhërmi te hoteli që kishim prenotuar. I zoti i hotelit na thotë ju kerkojmë ndjesë por ka pasur nje problem me booking dhe dhomen tuaj ia kam dhënë dikujt tjetër. Po une kam prenotuar dhe kam bërë pagesën duke i treguar foton e faturës, po pra por ne tani në verë i marrim prenotimet me miq se nga booking ka raste që nuk na paraqiten dhe na ikën dhoma kot. Ore i them po ti më prish gjithë pushimet dhe e thua sikur s’ka ndodhur asgje.

-O djali ne kto ditë presim, i kemi si sytë e ballit, gjera që ndodhin janë. Ju të paktën keni mundësi të gjeni hotel tjeter po mua po s’më erdhen klientët ku t’i gjej evrotë.

Ikim nga aty në kërkim të një hoteli tjetër por këtë radhë pa booking. Hoteli i një të njohurit mik pas miku, fati jonë kishte një dhomë të lirë. Hotel i shtrenjtë, me emër në zonë. Marrim peshqirët nga kamarieri dhe ikim në det. Kur kthehemi pasdite takohemi me të zonjën e hotelit e cila fillon histerine e peshqirëve. Bën mbledhje stafi ne prezencën tonë kush i ka dhënë peshqirët pa lejen e saj. Ai që kishte bërë këtë ‘krim’ do i hiqej dita e punës. E gjithë kjo skenë për 2 peshqirë me kosto 10 euro në një hotel qe kushtone 130 euro/nata.

Dita e tretë nis me nje shëtitje me varkë në gjiret më të bukura të jugut. Një skenë aspak e hijshme dhe këtu ku pushuesve shqiptarë u merrej 15 mije të vjetra/personi ndërsa atyre të huajve u merrej 20 mije lekë/të vjetra.

Afrohem dhe pyes të zotin e varkës për këtë, po varja ktyre se s’do vijnë më herë tjetër. Një gjë të tillë e kishin kuptuar dhe pushuesit e huaj ndërsa u shprehën që keni nje vend te mrekullueshëm me shërbime shumë të dobta.

Jetojmë në një vend pa kulturë shërbimi, duke e injoruar totalisht postulatin e famshëm, klienti është mbret. Cdo shërbim e ofrojmë në formë nderi packa se ti paguan për atë. Kjo është dhe arsyeja pse ne nuk jemi në gjendje të thithim turistë elitarë nga vendet e tjera, e po ashtu dhe arsyeja pse shqiptarët po ikin drejt vendeve të tjera për të shpenzuar lekët e tyre. Jemi një vend i bekuar nga Zoti por i mallkuar nga robi.

E duke menduar që turizmi është e vetmja e ardhur e jona(e paster) duhet të ishim në gjendje të konkurronim Malin e Zi, Greqinë apo Kroacinë dukë qënë pjesë e të njëjtit bregdet. Turizmi elitar nuk krijohet nga cmimet e cmendura apo resortet e luksit por nga shërbimi cilësor e modest.

Rrogat e mira nuk fitohen nga pagesat mujore te pronarëve por nga bakshishet që vijnë si rrjedhojë e një sherbimi cilesor.

E për sa kohë vazhdojmë me këtë shërbim provincial, përditë e më shumë do zvogëlohen xhepat tanë e do zmadhohen xhepat e fqinjit. Deri atëherë, pushimet e jo vetem, shijojnë më shumë diku gjetkë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport6 minuta më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix10 minuta më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix12 minuta më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix28 minuta më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix40 minuta më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix43 minuta më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook