Kryesore
Në Lojërat Olimpike mund të mungojnë trajnerët shqiptarë por jo politikanët (Rastet)
Lojërat Olimpike Tokio 2020 duket se për Shqipërinë dhe strukturat përkatëse nuk kanë pasur si synim fitimin e medaljeve por një periudhë ekskursioni për disa politikanë apo drejtues federatash.
Shqipëria dërgoi në Lojërat Olimpike 9 sportistë për të garuar në 6 disiplina të ndryshme sportive.
Por organizimi nga KOKSH me president FIdell Yllin nuk ka pasur si synim që sportistët të kenë të gjithë ekipin e tyre teknik për garat olimpike.
Kjo u vërejt me Briken Çaljan i cili gjatë garimit të tij u pa se ndihmohej nga Presidenti i Federatës së Peshëngritjes , Elez Gjoza dhe jo nga trajneri Gerald Toska.
Briken Çalja, i cili u rendit i katërti në botë dhe humbi vendin në podium vetëm për një kilogram.
Por peshëngritësi Calja pas daljes së lajmit se nuk u shoqërua nga trajneri reagoi për portalin Neësport duke thënë se kishte zgjedhor vetë që të shoqërohej nga Presidenti dhe kjo trajneri.
“Mos u merrni me lajme të tilla. Elezin e kam bërë unë kërkesën në KOKSH dhe Fidelin e kam zgjedhur unë të vijë në garë. Janë zgjedhjet e mia. Ju lutem u merrni me rezultatin ëshë më i miri në histori” shkruan Calja në reagimin e tij.
Sot, në Tokio u pa të ishte Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës i cili nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me sportin apo Lojërat Olimipike.
Sipas postimit të KOKSH Erion Veliaj udhëtoi enkas për këto gara në Tokio për të mbështetur Erkan Qerimaj në peshëngritje ditën e sotme.
“Kampioni Erkand Qerimaj sot gjatë garës kishte edhe mbështetjen e ekipit shqiptar me në krye Erion Veliaj që udhëtoi enkas për këto gara. Kryetari i Bashkisë Tiranë, u shoqërua nga Presidenti i KOKSH Z.FidelYlli dhe Sekretari Përgjithshem Stavri Bello , Shefi i Misionit dhe anëtarë të tjerë të delegacionit Olimpik shqiptar”-shkruhet në postimin e KOKSH./Hashtag.al