Lidhu me ne

Mix

“Më pëlqen Edi Rama…”- Nga largimi nga “Portokalli”, politikani më sharmant dhe futbollisti më simpatik, rrëfehet Lei Kraja: Ja mashkulli i zemrës



Moderatorja e njohur Lei Kraja ka vendosur që të tregohet “hermetike” përsa i përket jetës personale.

Prezantuesja sportive do zbulojë mashkullin që do i rrëmbejë zemrën vetëm kur të shkojë altar.

Gjatë një interviste në “Pushime on Top”, Lei Kraja u shpreh se është shumë romantike dhe nëse partneri nuk do i sillte kafen në shtrat do preferonte të qëndronte vetëm.

E pyetur nëse aktualisht është në një lidhje, ajo u përgjigj: “Flirt kemi, por … publicitet. Jam romantike, e pres kafen në shtrat, dua të përkëdhelem. Nëse jo, më mirë vetëm. Kush tha që jam vetëm?! Jetën private e kam thënë nuk e zbuloj, por kur të martohem do ta tregoj.”

“Në këtë moment që flasim zgjohesh nga krevati dhe të përkëdhelin?”- ishte pyetja që iu drejtua.

“Mund ta kem kafen (qesh)”- shtoi moderatorja.

Lei Kraja tregoi se gjatë pushimeve në Palasë e shoqëronte vëllai i saj, Bekimi, të cilin vendosi ta prezantonte për herë të parë me publikun.

“Në Palasë kam ardhur me vëllain tim. Jemi katër fëmijë, ky është vëllai im i preferuar, quhet Bekimi por nuk flet shqip,”- u shpreh ajo.

“A është single Lei Kraja?”- e pyeti moderatori, vëllain e saj.

“Mendoj se është”, u përgjigj ai.

Ndërsa tregoi edhe karakteristikat e së motrës: “Ajo merr gjithmonë atë që do. Është pak emotive. Nuk është se qan shumë. Më pëlqen shumë Shqipëria, dhe plani është të martohem me vajzë shqiptare.”

“Është single, kështu që vajza …”, shtoi Lei Kraja.

Prezantuesja sportive tha se, sipas saj, politikani më sharmant është kryeministri Edi Rama dhe do të pëlqente ta intervistonte.

Ndërsa u shpreh se futbollisti më simpatik është Marash Kumbulla, por që nuk do dilte në takim me të, pasi është më i vogël në moshë.

“Edi Rama është politikani që do të doja të dëshiroja ta intervistoja, pasi është gaforre. Më pëlqen, është nice. Më pëlqen si vishet, nuk e votova por më pëlqen. Votën e mbaj të fshehtë. Më simpatiku nga futbollistët është Kumbulla, duke qenë se është shkodran dhe do bëhet një super yll.

Më pëlqen më shumë kumbulla. Nga ana e pamjes është mirë. Në date s’do pranoja sepse është më i vogël se unë dhe nuk do dilja me një mashkull më të ri se vetja, kurrë se kam bërë. Asnjëherë, s’më ka rastisur, por më pëlqejnë meshkujt më të pjekur”, tha ajo.

Lei Kraja foli edhe arsyen përse hoqi dorë nga programi i humorit “Portokalli”.

Moderatorja tha se ishte impenjative dhe gjatë punës aty kuptoi që aktrimi nuk ishte për të.

Ajo u shpreh se do dëshironte të ishte prezantuese e programit, por gjatë audicioneve u zgjodh kolegia e saj, Fjoralba Ponari, që sipas Lei Krajës ishte një “zgjedhje e duhur dhe e goditur”, si edhe nuk është mërzitur aspak që nuk e fitoi vetë.

Ndërsa theksoi se nëse i ofrohet si mundësi do të dëshironte të prezantonte spektalin e humorit krah Salsano Rrapit dhe Fjoralba Ponarit.

“E mendoja më pak impenjative, u shkëputa pak pasi ishte eksperiencë e bukur, por jo e duhura për mua. Do ishte më ndryshe nëse do isha në krye, prezantuese, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç, që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten?

Do kisha më shumë dëshirë të isha prezantuese e programit, e kush nuk do të donte ta prezantonte një program të tillë? Audicionet erdhën, por u zgjodh Fjoralba që ka qenë zgjedhje shumë e duhur, shumë e goditur. Nuk u mërzita që nuk u përzgjodha, jam me idenë që çfarë më takon, më takon. U shkëputa, jo se nuk e bëja dot por nuk ishte për mua. Nëse do kisha rol tjetër do të kthehesha në Portokalli, por jo në atë rol.

Nëse më ofrohet si mundësi do ta konsideroja prezantimin me Salsanon dhe Fjoralbën. Por nuk varet nga unë”, përfundoi Lei Kraja.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook