Lidhu me ne

Temporal

Në Shqipëri nuk kryen dot asnjë punë pa ryshfet

‘Korrupsioni në Shqipëri sa dyfishi i Rajonit’, raporti: Gjyqtarët, prokurorët dhe politika më të implikuarit, 1 në 2 njerëz japin rryshfet

'Korrupsioni në Shqipëri sa dyfishi i Rajonit', raporti:

Korrupsioni është një nga fenomenet më shqetësuese në Shqipëri, që për vitin 2021 ka shënuar një rritje të ndjeshme.

Sipas Monitor, raporti i fundit “Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri 2021” nga Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI), ka nxjerrë bilancin e këtij viti nisur nga dy indikatorë matës: përfshirja dhe presioni.

Raporti ka arritur në përfundimin se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqipatarë e kanë humbur besimin te politika dhe strategjitë antikorrupsion të ndërmarra, përfshirë këtu edhe reformën në drejtësi.

“Presioni i korrupsionit, paraqet rastet kur një zyrtar publik i ka kërkuar ryshfet qytetarëve në mënyrë direkte duke i kërkuar atyre që të bëjë një pagesë informale ose në mënyrë indirekte, duke u lënë atyre të nënkuptohet së nëse bëjnë një pagesë informale, kërkesa/problemi i tyre do të zgjidhet.

Përfshirja në korrupsion,  vlerëson rastet kur qytetarët u bëjnë pagesa informale zyrtarëve publikë. Ky indikator përmbledh raportimet e qytetarëve dhe i ndan ato në dy kategori: qytetarët që kanë patur përvojë (ata kanë bërë një pagesë informale të paktën një herë gjatë vitit të fundit) dhe qytetarët që nuk kanë patur përvojë (që nuk kanë bërë pagesa informale)”, thuhet në raport.

Në kuadër të raportit përmes një anketimi, qytetarët janë pyetur lidhur me praktikat korruptive dhe më shumë se gjysma e tyre (57%) kanë pohuar se ju është kërkuar rryshfet në mënyrë direkte ose indirekte nga zyrtarët. Niveli i korrupsionit, presionit të zyrtarëve piublike dhe rryshfeteve për vitin 2021, është rritur me 13% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është rritja më e madhe që nga viti 2002.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria është ndër vendet me presion më të lartë për korrupsion nga funskionet publike dhe për vitin 2021 shifra barazohet me dyfishin e mesatares së rajonit në vitin 2019, e përllogaritur në 37.6%.

Me rritjen e presionit, të njëjtën prirje ka ndjekur edhe përfshirja e qytetarëve në korrupsion. Gjatë viteve të fundit rreth 46.3% e qytetarëve kanë ofruar rryshfet, pra 1 në 2 njerëz përfshihet në akte korruptive. Kjo është një shifër e lartë krahasuar me mesateren e Bashkimit Evropian për vitin 2021, ku 3 në 10 qytetarë kanë dhënë rryshfet për të marrë një shërbim publik.

Nga të dhënat e raportit, grupet e implikuara më shumë në korrupsion janë gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët e administratës në sistemin e drejtësisë, doganierët, partitë dhe liderët politikë. Ndërsa grupet e cilësuara si më pak të korruptuar janë: mjekët, mësuesit, gazetarët, anëtarët e këshillavebashkiake, trupat pedagogjike të fakulteteve dhe universiteteve.

Gjithashtu kuptohet se në harkun kohor të dy vieteve, insitucionet nuk kanë marrë asnjë masë që të përmirësojnë dhe të ulin nivelin e korrupsionit në vend. Edhe pse në krahasim me vitet 2001, 2002, 2014 ka pësuar një rënie të konsiderueshme.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar18 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix18 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix18 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix19 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix19 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix19 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar19 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix19 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix20 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook