Lidhu me ne

Mix

Komunizmi dënoi artistët/ Habit Kozma Dushi: Ishin kohë të arta. Në burg kush bëri gabime, pse nuk u dënova unë e Vaçe Zela (VIDEO)

E njihni bashkëshorten e Kozma Dushit – Ai ju prezanton gjithë familjen –  ArkivaNews

Një koncert i mbajtur te teatri veror i liqenit, bashkon disa breza këngëtarësh. Në koncert u interpretuan këgë të para ‘90-ës e pas ‘90-ës duke reflektuar raportin tonë të vështirë me të shkuarën. Këngëtari Kozma Dushi flet për kohë të arta, ndërsa shumë kolegë të tijët u arrestuan e internuan.
Koncerti i mbajtur në teatrin veror te liqeni, bashkoi në skenë këngë të njohura të riorkestruara dhe këngë të reja nga artistë të ndryshëm nën titullin “Me muzikën flasim”.
Rovena Dilo erdhi në skenë me “Ante” dhe këngën e saj më të re. Ndërsa Orgesa Zaimi, pos këngës së saj, Verën ku ma le, interpretoi edhe një këngë të Anita Bitrit. “Unë kam disa këngë të miat,por kam vënë re që publiku i do këngët e vjetra të muzikës së lehtë shqiptare”, tha ajo.

Stream Kozma Dushi - Eja ( Ani Copani Beats ) by Ani Copani | Listen online  for free on SoundCloud



Emra të njohur të këngës u ngjitën në skenë, nga Liljana Kondakçi te Kozma Dushi, duke risjellë këngët më të njohura të kohëve të tyre të arta, që u krijuan në kohë të errëta.
“Nuk ishin kohë të veshtira. Ishin kohë të arta. Artistët mbaheshin në pëllëmbë të dorës, ju hapeshin dyert”, tha ai. Kur i vihet përballë faktit që ju mbylleshin dyert e burgut ai do të shprehej:
“Nëse ti bëje gabime, çdo shtet ka ligje. Mos bëj gabime. Pse të bësh gabime? Pse nuk u futa unë ne burg? Pse nuk u fut Tonin Tershana? Pse nuk u fut Vaçe Zela, Luan Zhegu? Më vjen keq. Nuk gjykohet kështu”, tha ai.

Prirja e mohimit te fateve te te tjereve, eshte tejet i perhapur, ndersa mes nostalgjisë për këngët e para 90-ës, shpesh fshihet edhe propaganda e së shkuarës.
Organizatori i koncerti, Ilir Çumani tha se është përzgjedhur një repertor që nuk ka këngë të propagandës.

Raporti ynë me të shkuarën mbetet ambig, megjithëse ajo preku dy ekstremet, nga maja e artit në atë të Spaçit.

(BalkanWeb)

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix3 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix3 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix3 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix3 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix9 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske9 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix10 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix10 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix10 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook