Lidhu me ne

Radar

“Ballkani i hapur”/ Lubonja: Serbia fuqizohet, Shqipëria dobësohet

Analisti i njohur, Fatos Lubonja e shikon më të avantazhuar Serbinë në krahasim me Shqipërinë, në lidhje me nismën ”Ballkani i Hapur”, kur prej 1 janarit të vitit 2023, qytetarët dhe mallrat do të lëvizin lirshëm midis dy vendeve si dhe Maqedonisë së Veriut.

Deklarata e Lubonjës, u bë ditën e sotme në rubrikën ”Opinion” në News 24. Sipas Lubonjës, është e pafalshme që Rama shkon dhe merr vendime vetë pa u konsultuar teksa shtron shqetësimin e Kosovës duke ditur që Serbia si strategji të vetën ka që ta zgjidhë konfliktin duke mos e njohur

Fatos Lubonja: ”Të gjithë ata që kam lexuar, që shkruajn, i mëshojnë tezës që ekonomikisht këtu përfitim ka Serbia, Serbia fuqizohet, Shqipëria dobësohet. Ne kemi nevojë për ekonomi të shëndoshë, prodhuese, të na çlirojë nga droga, krimi i organizuar. Nëse hap tregun shqiptar e kthen në ushqim për Serbinë. E provon koha, por mendimi im është që është dhe politikë-propagandë. Tre liderë që mbajnë njëri-tjetrin, mbështesin njëri-tjetrin. E kam thënë gjithmonë si hipotezë, ai që komandon është Vuçiçi kurse Rama një mbështetje që ka nga SHBA është dhe nga lobimi serb aty, për disa projekte të Vuçiç. Edhe ajo që tha Milo që në ’99 ia ka propozuar Sorosi. Shoqëri e hapur, por me çfarë interesash. Ti mund të luftosh nacionalizmin, por është dhe një problem për Europën, oligarkia. Atëhere mos ky minishengen mos është një minieuropë e oligarkëve serbë e shqiptarëve. Një pakicë ndoshta nuk i godet në raport me Serbinë. Mendoj që oligarkët që kemi ne kanë investuar në Maqedoni, edhe në Serbi. Në këtë botë globale ku sundojnë oligarkët, nuk ka rëndësi nëse je shqiptar apo serb.”

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet10 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore11 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook