Lidhu me ne

Kryesore

3 çunat e Soros themelojnë: Open Ballkan Foundations

Nga 1 janari i vitit 2023, në Ballkan nuk do të ketë më kufij. Ky ishte zotimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, sot në punimet e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup. Në panelin “Ballkani i Hapur- Open Balkan”, marrin pjesë kryeministri shqiptar, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Të 3 liderët janët të mbështetur nga rrjeti i manjatit ndërkombëtar Open Society Fondations, Aka Soros.

Në panel, kanë marrë fjalën me radhë liderët, ku i pari ishte mikpritësi Zoran Zaev. Zaev tha se qëllimi është që mes tri vendeve të mos ketë më pengesa. ”Kjo nismë ka lindur nga vlerat evropiane. Sepse ajo përfshin katër liritë themelore mbi të cilat funksionon BE-ja. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë “no stop-just go”, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”, tha Zaev.

Pas tij, fjalën e mori presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Teksa nuk i kurseu batutat për mikun e tij, Edi Rama, Vuçiç tha se nga 1 janari nuk do të ketë më pengesa, ndërsa caktoi datat e ardhshme të takimit. “Më 15 tetor do të takohemi në Beograd dhe pastaj do të kemi një tjetër takim në Shqipëri”, ka thënë Vuçiç.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama foli për historinë, ekonominë dhe politikën. Kryeministri shqiptar deklaroi se Ballkanit Perëndimor për të garantuar 4 liritë themelore, ose shtyllat e BE, nuk i duhet integrimi në union, pasi fillimisht mund ti realizojë mes vendeve në rajon.

Rama tha se rajoni duhet të shohë nga e ardhmja dhe të mos kënaqet nga vuajtja e tjetrit. Një përgjigje e pati edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili e quan minishengenin rajonal si nismë të Jugosllavisë. “Kush thotë që kjo është nismë e bërë në bodrumet e ish-Jugosllavisë për të ringritjen e Jugosllavisë, jeton në një botë paralele, për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve”,tha Rama. Por nuk ka munguar as përgjigjia nga Prishtina. Në një prononcim për “Radio Europa e Lirë”, qeveria e Kosovës pretendon se nuk ka marrë nj ftesë zyrtare për të marrë pjesë në takim, megjithatë nuk heq dorë nga fakti se sipas tyre kjo nismë i ka “rrënjët” në Novisad të Serbisë dhe nuk ka vizion për të ardhmen.

Punimet e samitit kanë nisur sot dhe u finalizuan me nënshkrimin e dy memorandumeve dhe një marrëveshje ndërshtetërore që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente. Edhe në këtë Forum, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova nuk kanë marrë pjesë.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook