Lidhu me ne

Temporal

31-vjeçari Jusuf Vrioni: Mbrëmja e arrestimit, që përmbysi jetën time


KRIMET E KOMUNIZMIT

Shtatot1947- Kujtimet e Jusuf Vrionit për natën e arrestimit/ Mbërritëm te Seksioni i Brendshëm, vend famëkeq i Tiranës për qelitë dhe bodrumet e tij, paradhoma të vdekjes, ku të pyesnin, të provokonin e të torturonin. Të gjithë e dinin se ishte një vend i llahtarshëm…

Jusuf Vrioni përkthyesi i rrallë i frëngjishtes, ishte 31 vjeç në këtë foto në profil, realizuar në Hetuesine e Tiranës pas arrestimit të tij ne vitin 1947. Ai ishte një ndër ntelektualët e shumtë që regjimi komunist arrestoi e burgosi sapo mori pushtetin.

I lindur në Korfuz, me 16 Mars 1916, vtet e para të fëmijerisë i kaloi në Korfuz e më pas në Berat. Pas emërimit të babait të tij, Ilias Bej Vrionit si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Plotfuqishëm në Paris, familja e tij u shpërngul në Paris më 1925. Ciklin e ulët dhe të mesëm arsimor Jusuf Vrioni e kreu pranë Liceut Janson de Sailly në Paris dhe atë të lartë në Grande École des Hautes Études Commerciales dhe në Institut d’Etudes Politiques të Parisit.

Më 1939 rikthehet në Shqipëri, por shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore, e detyron të shpërngulet po atë vit në Romë, pranë të vëllait. Rikthehet në Tiranë më 1943. Që në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist Jusuf Vrioni si shumë intelektualë të tjerë vihet nën shenjestrën e Sigurimit të Shtetit, derisa më 13 shtator 1947 arrestohet dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë. Në libri i tij me kkujtimeai e tregon me detaje natën e arrestimit duke e quajtur ate si nata që i përmbysi jetën.

***
Mbrëmja kur u përmbys jeta ime
Më kujtohet ajo si një plagë, bërë me sëpatë moshës sime 32 vjeçare. Ishte e shtunë, 13 shtator 1947, një ditë para një ndeshjeje futbolli midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, për të cilën kisha një biletë…Prisja një vajzë me të cilën do të kaloja mbrëmjen. Sahati i qytetit shënonte pothuajse orën njëzetë. Pas një pranvere dhe një vere gjithë arrestime në rritje, Tirana po priste me ankth dhe fatalizëm dimrin.

Pasi kisha mbërritur më herët, po bëja ecejake në vendin e takimit tonë, aty ku 20 vjet më vonë do të ngrihej statuja me kalë e Heroit Kombëtar shqiptar, Skënderbeut. Po binte nata dhe në gjysmerrësirë shquhej silueta e bardhë e minares së xhamisë. Papritmas, behën mbrapa meje katër veta, të cilët m’u drejtuan me ashpërsi: “Ti je Jusuf Vrioni? Do vish me ne! Kemi ca pyetje për të të bërë”.

I tronditur nga toni i tyre, si dhe nga formulat që përdorën dhe që tashmë ishin bërë të njohura për shumëkush në Shqipëri, e kuptova menjëherë dhe u zbeha. Ishte koha kur po zhvillohej “procesi i deputetëve”, i cili do të përfundonte, ashtu siç do ta mësoja më vonë, me 18 dënime me vdekje…Eca pas atyre njerëzve duke menduar për nënën time, të cilën e kisha lënë vetëm në dhomën ku jetonim. Duhej të ishe tejet naiv që të pandehje se mund të shkoje në mjediset e Sigurimit për një hetim të thjeshtë, pastaj të liheshe i lirë.

Mbërritëm te Seksioni i Brendshëm, vend famëkeq i Tiranës për qelitë dhe bodrumet e tij, paradhoma të vdekjes, ku të pyesnin, të provokonin e të torturonin. Të gjithë e dinin se ishte një vend i llahtarshëm. Megjithatë, mua më pritën me një ton, njëkohësisht qesëndisës dhe tinëzisht të përzemërt: “Hë mor Jusuf, ç’kemi ndonjë gjë të re? Ç’thonë anglezët? Po amerikanët?”. Këto pyetje që m’u bënë aty për aty me një ton gjasme gazmor, nënkuptonin marrëdhëniet e mia, ndeshjet e tenisit me punonjësit e misioneve të huaja. Ishin fjalë me rëndësi kapitale: ndërmjet tyre merrej me mend se në ç’drejtim do vazhdonin hetimet, në atë të spiunazhit për llogari të një fuqie ideologjikisht armike…

Më çuan te një personazh i kobshëm, Skënder Kosova, anëtar i një tresheje djallëzore në mbillte terror në Tiranë, ku bënte arrestime masive natën. S’kishte njeri në atë kohë që mos të kishte frikë, por të dëgjonte xhipin e këtyre djajve të vdekjes tek ndalonte para derës së shtëpisë në mes të natës. Të tre këta vrasës bënin një kontroll të shpejtë dhe kafshëror të të banesës dhe në përfundim të tij, merrnin me vete një apo disa fatkeqë. Këta çoheshin në vende të ndryshme të qytetit, nganjëherë, drejt e në burg, nganjëherë në një nga ndërtesat e Seksionit të Brendshëm ku punonte ajo që nuk quhej ende në atë kohë Sigurimi, por Garda e Popullit.

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix18 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet1 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore1 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix6 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix6 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook